Tregëtohej jashtë standarteve, sekuestrohen 2.7 kv peshk në Vlorë
2.7 kuintal peshk, i cili tregëtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare është sekuestruar sot nga Drejtoria e AKU-së në Vlorë.Gjatë inspektimit të ditës së martë, inskeptorët e Drejtorisë Rajonale të AKU në Vlorë, konstatuan tregëtimin e një sasie peshku, në disa pika, në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjeno-sanitar, që garanton sigurinë ushqimore.Inspektorët e AKU në Vlorë, morëm menjëhere masa, duke sekuestruar sasinë e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregëtonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar dhe si pasojë, nuk mund të merreshin masa ndaj tyre, përveç sekuestrimit të produktit.Drejtori i AKU-së së Vlorës, Renato Banushaj, tha për mediat se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve, që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara dhe që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, por t’ju drejtohen marketeve dhe ambienteve të kontrolluara.