Kriza në Ukrainë, rebelët pro rusë nuk i binden marrëveshjes

Rebelët kanë avancuar në qytetin e kontrolluar nga Kievi që në janar të këtij viti dhe tashmë kanë rrethuar një bazë të forcave ushtarake të Ukrainës.Luftëtarët prorusë tregojnë të paktën tre trupa të pajetë të ushtarëvë ukrainas.Pamjet e publikuara tregojnë se viktimat janë mbuluar me borë , teska për ta ky është një trofe në luftën e tyre tashme prej një viti. Debaltseve është një pikë strategjike hekurudhore dhe kohët e fundit është bombarduar me artileri të rëndë, ku pasojat janë të mëdha“Ukrainasit janë 100 metra larg nga ne. Trupat tona tashmë kanë arritur të hyjnë në qytet dhe kanë në kontroll periferinë e Debaltseve” thotë një rebel.Të paktën 6 tanke, autoblinda dhe artileri e rëndë shihen qartë në pyllin e qytetit, rreth 10 kilometer në perëndim të Debaltseve, zonë të cilën rebelët e kanë pushtuar një javë më parë. Kamionë ushtarakë u drejtuan përgjatë rrugës kryesore në drejtim të qyteti me breshëri automatiku dhe granada."Ne jemi në luftë këtu me ata sepse ajo që ata bëjnë është e gabuar. Kam ardhur këtu nga Rusia dhe nuk do të lejoj askënd tjetër të vijë këtu. Është shumë e gabuar kjo që po bëjnë ata, thotë një tjetër rebel, referuar Kievit zyrtar.Ukraina thotë se forcat e saj ushtarake janë bombarduar më shumë se 100 herë në lindje që nga 15 shkurti, kur hyri në fuqi armëpushimi. Në 24 orë pesë ushtarë janë vrarë dhe 25 janë plagosur.Kjo situatë ka deryruar kancelaren Merkel të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Poroshenko për të diskutuar një zgjidhje, pasi perendimi mendon se Rusia furnizon me armë rebelet.Por Moska mohon diçka të tillë, pavarësisht masave dhe sanksioneve kundër saj.