Elbasan, nis aksioni për prishjen e 73 objekteve pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2015, 10:41
73 objekte të ndërtuara pa leje përgjatë këtyre 20 viteve janë shënjestruar për tu prishur nga IKMT në bashkëpunim me inepektoriatin urbanistik të bashkisë Elbasan. Këtë javë aksioni ëhstë përqendruar në lagjen 5 maji ku ka nisur ndërhyrja për prishjen e këtyre objekteve.Elbasan-Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan ka nisur ndërhyrjen për prishjen e objekteve pa leje brenda vijës së verdhë të qytetit.Këtë javë aksioni është përqëndruar në lagjen 5 Maji, në afërsi të bllokut të banesave sociale. Sipas Kryeinspektorit Aurel Kaja do të shemben 73 ndërtime pa leje.Gjatë aksionit të INUK në Elbasan nuk janë shënuar incidente mes pronarëve të objekteve dhe policisë.