PD Lezhë mbledh bazë ushqimore për bagëtinë në Novoselë

Partia Demokratike e Lezhës është solidarizuar me banoret e zonave të përmbytura në jug të vendit, duke mbledhur ndihma kryesisht për familjet e dëmtuara.Kontigjenti i parë i ndihmave me bazë ushqimore për bagëti do të dërgohet mesditën e sotme drejt Vlores.Jane rreth 1 mije dëngje me bazë ushqimore për bagëtinë që do të dërgohen në Novoselë të Vlorës në ndihmë të banorëve të përmbytur. kanë qenë Komunat Kallmet, Shënkoll, Zejmen si dhe disa drejtues te grup seksioneve të PD-së që kanë kontribuar për  të mbledhur këto ndihma. Ndërkohë në ditët ne vazhdim do të dërgohet edhe ndihma të tjera drejt jugut.