Karnavalet në Rio nuk i ndal as shiu

Asgjë nuk i ndal karnavalet e Brazilit, as fuqia e natyrës. Bubullima, vetëtima dhe shiu i rrëmbyeshëm  pushtoi Rio de Zhaneron gjatë fundjavës, por karnavalet vijuan programin pavarësisht motit jo në favor të tyre. Grupet e sambas nga shkolla të ndryshme zhvilluan paradën e tyre për hapjen e garës së shumëpritur.Nga e premtja në të dielën i gjithë publiku ka parë performacat e grupit Grupi A, të grupit Especial, dhe gjithashtu Viradouro school, i konsideruar edhe grupi elitar.Për kërcimtarët dhe balerinët shiu madje është një frymëzim."Ky shi është një dhuratë nga Perëndia për të bërë paradën tonë edhe më të lumtur. Gara është tepër e vështirë dhe ne do të jemi kampionët!" tha balerini fabio Martins.Në garë janë  12 shkolla , ku secila prej tyre përfaqësohet nga një ekip kërcimtarësh të përbërë nga 3000 deri në 4000 persona. Gjyqtarët do të zgjedhin ekipin më të mirë të bazuar në temën e zgjedhur dhe sinkronizimin e tyre në performancë.Ndërkohë në karnavalet e famshme ka edhe të ftuar specialë. Të dielën ishte Rafael Nadal i cili parakaloi si  mysafir i veçantë i  shkollës Viradouro. Kurse Roger Federer nuk pranoi të jetë i pranishëm në karnavale me argumetin se ka impenjime profesionale,  edhe pse u ftua nga kampionët Unidos da Tijuca.  Karnavalet e Rios u hapën zyrtarisht të shtunën e Shën Valentinit dhe do të zgjasin 5 ditë me radhë.