Zbulohet furgoni sekret i Elvis Presley-t

Sipas legjendave thuhet se Elvis Presley kërkonte të bëhej një agjent sekret. Por tani na del që me të vërtetë mund të ketë qenë i tillë.Tre herë kampioni i garave NASCAR, Ray Evernham, kohët e fundit bëri një vizitë në Graceland, Memfis, ku na paraqiti makinën e fundit që Elvis kishte ngarë në emisionin e tij “Velocity show AmeriCarna”.Makina e tij ishte një Stutz Blackhawk e vitit 1973.Ndërsa Ray ishte atje, banorët e zonës i thanë se makina që ai vërtet duhet të shihte ishte në depon e shtëpisë.Atje, poshtë një mbulese, fshihej një furgon i vjetër Chevrolet Panel, të cilën sipas banorëve, Elvis Presley e përdorte për të lëvizur në qytet kur donte të shmangte fansat dhe shtypin.Gjithmonë vishej me një kapele bejsbolli dhe një xhaketë kur donte të shkonte për të bërë shopping ose për të parë filma.Një herë kur furgoni u prish në rrugë, njerëzit i afroheshin makinës por askush nuk arriti të vinte re se kush ishte brenda.“Furgoni sekret” ka qenë i fshehur nga sytë e publikut që kur Elvis Presley vdiq.