Tërhiqet Basha, shtyn me 5 vite dhënin me koncesion të parkingjeve

Bashkia e Tiranës është tërhequr nga vendimi për të dhënë me koncension parkimet publike në Tiranë. Por a u konsultua  kryebashkiaku  Basha me qyetetarët brenda së dielës, një ditë para vendimit për tërheqje?Lulzim Basha: “Unë do i kërkoj Këshillit Bashkiak të shtyjë konsiderimin e shtimit të zonave me pagesë të parkingjeve publike, të paktën me 5 vjet të tjera. Duke dëgjuar edhe reagimin qytetar, jo të pazarxhinjve, oligarkëve e gjobvënësve, kam gjykuar e vendosur t’i kërkoj Këshillit Bashkiak shtyrjen me të paktën 5 vjet të propozimit për të trefishuar hapësirën e parkimeve publike për të cilat Bashkia e Tiranës vjel drejtpërdrejt apo përmes koncesionit taksë.”Po a ka të drejtë kreyatri i bashkisë ti kërkojë këshillit diskutim pas 5 viteve kur ka vetëm 3 muaj mandate si kryebashkiak?Lulzim Basha: “Kemi të bllokuar terminalin multimodal të pasagjerëve, një vepër e cila ndërtohet pa i kushtuar qytetarëve të Tiranës asnjë qindarkë dhe nuk i kushton asnjë qindarkë as qeverisë qendrore dhe që do të hiqte nga Tirana autobusët e furgonët duke liruar vende për 1500 automjete të tjera. Pra vetëm në këtë fushë, lufta politike që i është shpallur Bashkisë së Tiranës por kostot e së cilës i paguajnë qytetarët e Tiranës, i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës minimalisht 3 500 vend-parkime të parealizuara. “Trafiku është një ndër shqetësimet më të mëdha të Tiranës dhe bashkia thotë se duhet patjetër një vendim për menaxhimin e tij. Për këtë arsye koncensioni do të përfshinte 24.000 vendparkime të Tiranws dhe jo 41.000 sa edhe është nr në total.Deklaratat Basha I bëri pas ingaurimit të kopshtit nr 41. Ky kopsht është një investim prej 30.3 milionë lekësh i bashkisë së Tiranës dhe në të  edukohen 145 fëmijëve.