Tiranë, 1000 lekë për të korruptuar policinë, pranga dy personave
Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë sot paradite, pasi tentuan korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore që i kishin ndalur për shkelje të ligjit.Arrestimi u bë sot rreth ores 10:10 nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Antikorrupsionit Tiranë.Personi i parë quhet Tahir Lleshi, ka qene duke kryer shërbimi taksi të pa licensuar, në afërsi të sheshit “Karl Topia”. Në momenin e ndalimit nga ana e policisë ai ka tentuar t’i japë shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.Arrestimi tjetër është kryer rreth një orë më vonë. Në orën 11:15 shtetasi Arjan Sulaj është ndaluar nga Policia, pasi ka hyrë kundravajtje në afërsi të sheshit “Skenderbej”. Pas ndalimit është konstatuar se ky shtetas nuk ishte i pajisur me me leje drejtimi. Në këto kushte ai ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve punonjësit të policisë.Të dy shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar për veprën penale të "Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 persona që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. Ndërsa që nga dhjetori i vitit të kaluar numri i personave të arrestuar për këtë veprë penale është 9.