PD: Prokuroria të hetojë importin e Ilaçeve, Beqaj: Shpifje

Vijojnë përplasjet/ Partia Demokratike përsërit kërkesën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar rreth importimit të medikamenteve, Sipas PD-së kjo është një procedurë e modifikuar me urgjencë nga Ministri, të cilin e akuzojnë edhe për favorizim të firmës së tij në "Tenderat për Shëndetin". Gjithashtu PD përmes deputetes Albana Vokshi i kërkoi sot prokurorisë të bëjë një hetim të gjithanshëm për të gjitha procedurat që ndiqen për regjistrimin dhe qarkullimin e barnave. Reagon ministria e Shëndetësisë: Të hetohen akuzat e Partisë Demokratike për barin fals.Albana Vokshi:" Qeveria ka skaduar, jo vetëm se mashtroi për Shëndetësinë falas, por se ilacet e farmacive të donatorëve të saj, janë kthyer në stoqe medikamentesh, që po rëndojnë në jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë gënjen me shkrim dhe firmë, duke shpërndarë shkresat që sic duket i pergatit në bodrumet, ku mbajnë medikamentet e trafikuara dhe të importuara pa certefikatë sigurie dhe pa markën e kompanive prodhuese."Sipas Vokshit barnat që ministri vendos me leje të posaçme importi, nuk kanë çertifikatën e origjinës dhe prodhuesi nuk garanton që janë të vërteta apo fallso.Po kështu deputetja e PD-së thotë se Beqaj "gënjen" kur thotë se janë zbatuar kushtet specifike të transportit."E vërteta është që kushtet specifike nuk janë respektuar. Ndaj edhe sot i shtrojmë Ministrit disa pyetje të tjera:Kush mban përgjegjësi për ato barnat që ju keni vendosur me leje të posacme importi?Nga cilat kompani apo distributore në Turqi janë importuar?A kanë certifikatë origjine?Në cfarë rruge janë sjellë ato barnat?Me cfarë mjetesh dhe kushtesh janë transportuar?Prokuroria te hetojeGjithashtu PD shton se Beqaj duhet të bëjë publik itinerarin e barnave të importuara me leje të posacme nga ai vetë.Albana Vokshi: "Partia Demokratike i kërkon Ministrit të Shëndetësisë të publikojë rekordet e temperaturave të regjistruara gjatë transportimit të Altuzanit, medikamentit të importuar nga Turqia , që u përdor në seancat e kimioterepisë me pacienten që ndërroi jetë një javë më parë.Beqja thotë se cmimi i barnave është ulur në 30%. Gënjen.E verteta është se Altuzani i Ministrit, është vetëm 7% më lirë se ekuiivalenti i tij i propozuar nga Zvicra, dhe është i pasigurtë, i pacertifikuar, i dëmshëm për jetën.Nuk mbulohet dot ky abuzim as me muskujt e bodygardëve për gazetarët, as duke i ikur medias si djalli temjanit. Duhet transparencë për serinë e skandaleve në Shëndetësi. Ministri e ka kthyer sektorin e Shëndetësisë në një çiflig në rrezik epidemie"Menjëherë më pas reagoi edhe ministria e Shëndetësisë e cila ripërsërit thirrjen publike ndaj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë menjëherë hetimin e akuzës së Partisë Demokratike për barin fals."Kjo nuk është një çështje e thjeshtë dhe nuk mund të kalojë si pjesë e koncertit të përditshëm politik të shpifjeve të PD-së. Kjo është një çështje që prek psikologjikisht qytetarët dhe akuza e PD-së nxit panikun ndaj shërbimit spitalor në Shqipëri" thuhet në deklaratë.Ministri i Shëndetësisë përsërit, po ashtu, se në këtë akuzë nuk ka asnjë të vërtetë tjetër përveç faktit se PD-ja po sillet përditë me qytetarët si i mbyturi që kërkon të të mbysë.