Kamëz, banorët e Institutit protestë për dritat, OSHEE: Paguani borxhin 142 mln lekë
Tiranë- Banorët e 537 familjeve që jetojnë të ndara në 8 godina të Institutin Bujqësor në Kamëz kanë protestuar paraditen e sotme kundër ndërprerjes së energjisë elektrike. Prej 4 ditësh ata janë në errësirë për shkak se OSHEE ka vendosur ndërprerjen e saj pasi rezultojnë debitorë se nuk kanë paguar faturat. OSHEE thotë se këto familje janë debitore prej janarit të 2014, dhe i detyrohen 142 milionë lekë të reja.Protesta e banoreveBanorët u mblodhën para Institutit Bujqësor dhe deklaruan se vendimi është i padrejtë, pasi ata e kanë të përfshirë cmimin e energjisë elektrike në qeranë që i pagujnë ndërmarrjes pranë Institutit Bujqësor, që menaxhon 3 godinat në të cilat jetojnë familjarë, kryesisht të ardhur nga zonat veriore të vendit.Banorët kërkuan që secila familje të ketë sahatin e saj për matjen e energjisë dhe pastaj të kërkohet llogari për pagesën e faturës së saktë të energjisë së konsumuar nga secili prej tyre.Ndërsa në kushtet kur një godinë ka një sahat të përbashkët është e pamundur të llogaritet se sa harxhon cdo familje e në këto kushte nuk mund të penalizohen të gjithë në mënyrë kolektive.Banorët paralajmëruan bllokim të rrugës Tiranë-Kamëz nëse ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë .Reagimi i OSHEE-se Menjëherë më pas ka reaguar OSHEE e cila deklaron se këtyre familjeve i janë shuar faturat deri më 31 dhjetor 2013, në vlerën 622 milionë lekë të reja. Më 30 dhjetor 2014 u arrit një marrëveshje me familjet që të instaloheshin panele matje të konsumit të energjisë elektrike për secilën godinë, në mënyrë që pagesa për energjinë të bëhej në bazë të konsumit dhe jo aforfe si deri atëherë.Por sërish këto familje nuk kanë paguar dhe se në total detyrimi që 537 familje i kanë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga 1 janari 2014 e në vazhdim është 142 milionë lekë të reja."Deri më 31 dhjetor 2013, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, dt 3 prill 2014, këtyre banorëve iu është bërë një shuarje e detyrimit për faturat e energjisë elektrike në vlerën 622 milionë lekë të reja.Më 30 dhjetor të vitit 2014, me ndërmjetësimin dhe të prefektit të Tiranës u arrit një marrëveshje me familjet që të instaloheshin panele matje të konsumit të energjisë elektrike për secilën godinë, në mënyrë që pagesa për energjinë të bëhej në bazë të konsumit dhe jo aforfe si deri atëherë.Edhe pas instalimit të sistemit të matjes dhe stabilizimit të furnizimit me energji elektrike nga ana e kompanisë, familjet nuk i kanë paguar asnjëherë faturat e energjisë së konsumuar tek Universiteti Bujqësor, i cili ka në administrim ish konviktet dhe si rrjedhojë ky institucion nuk ka derdhur detyrimet ndaj OSHEE-së për këto familje.Në total detyrimi që 537 familje i kanë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga 1 janari 2014 e në vazhdim është 142 milionë lekë të reja.Në këto kushte, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është i detyruar në respektim të ligjit të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike deri në shlyerjen e detyrimeve për energjinë e konsumuar.I bëjmë thirrje banorëve të respektojnë marrëveshjen me Universitetin Bujqësor dhe me OSHEE duke paguar detyrimet e tyre" thuhet në njoftimin e OSHEE-se