Vlorë, INUK në aksion për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin

Ashtu siç është parashikuar, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.Janë piketuar plot 1000 objekte për t’u prishur. Aksioni i nisur prej ditësh, fillimisht u përqëndrua  në akset kryesore të qytetit përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë ndërsa tanimë është shtrirë në pothuaj të gjitha lagjet.Deri më sot fadromat e IKMT kanë shembur 480 subjekte nga të cilat 120 në bulevardin kryesor të Vlorës, kryesisht shtesa pallatesh dhe biznese të ndryshme që prej vitesh kanë operuar në kundërshti me planimetrinë urbanistike të qytetit.Për qytetarët vlonjatë, aksioni do të thotë më shumë hapësira të lira për ta.Banor : “Punimi i INUK është i saktë sepse këtu po merr frymë e gjithë Vlora. Jashtëzakonisht  i drejtë dhe i mirë”. Prezenca e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas Vlorës do të shtrihet në çdo qytet ku janë zaptuar hapësirat e destinuara për qytetarët.