Ja si u grabit Union Bank, autorët morën 4 thasë me para
Publikohet momenti i grabitjes së “Union Bank” tek Stacioni i Trenit, në bulevardin “Zogu i I” mesditën e 13 shkurtit 2015Kamerat e sigurisë të vendosura njëra tek tuneli ku ndodhej hyrja nga prapa e bankës (kamera 9) dhe tjetra tek sheshi mes pallateve kanë filmuar sesi grabitësit kanë marrë 4 thasët me para në momentin kur do të bëhej transferimi i tyre tek makina e blinduar.Policia deklaroi sot, 14 shkurt 2015, një ditë më pas) se janë grabitur 4 thasë me para si dhe ndaloi 6 punonjës të eskortës shoqëruse. Akuzohen për shpërdorim detyre."Tre personat e maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën "Union Bank", duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip "Land Rover", me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, "Euro Gjici". Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën "Sulejman Vathi" dhe janë larguar me një automjet tjetër." thuhet në njoftimin e policisëSi ndodhi grabitjaMomenti I: Furgoni i blinduar i hapur pret thasët me paraKamera 14 filmon furgonin e blinduar të bardhë që transporton paratë drejt Thesartit të Shtetit në sheshin mes pallateve, i parkuar pranë tunelit nga ku do dalin thasët me para. Në tunel ndodhet hyrja nga prapa e bankës.
Momenti II: Punonjësit e bankës dalin nga hyrja e prapme e bankësNga hyrja e prapme e bankës, që ndodhet në tunel, me dy thasë para dalin tre persona, dy punonjës banke që mbajnë thasët me para dhe pas tyre vjen roja e sigurisë i armatosur. Pamjet fokusohen nga kamera nr 9[caption id="attachment_464670" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Nga hyrja e prapme e bankës dalin punojësit me policin me cantat me para[/caption]Momenti III: Nga garazhi dalin grabitësit Pak sekonda më pas, tre grabitësit, njëri pas tjetrit, dalin nga garazhi. Kanë kapuç në kokë. Janë të armatosur. Dy mbajnë në shpinë çanta sportive. Pamjet jane filmuar nga kamera 9[caption id="attachment_464638" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Ndërhyn autori i parë i grabitjes nga pas[/caption][caption id="attachment_464677" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Më pas ndërhyn autori i dytë i grabitjes me armë në dorë nga pas[/caption][caption id="attachment_464665" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Ndërhyn autori i tretë i grabitjes nga pas[/caption]Momenti IV: Njeri godet me shuplake rojen e siguriseVrapojnë pas punonjesve te bankes me thaset me lekë. Dy të parët ndjekin pas punonjësit ndërsa i treti godet me shuplakë rojen e sigurisë i cili ndodhet në hyrje të tunelit.[caption id="attachment_464640" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Një nga grabitësit godet me shuplakë rojen e sigurisë[/caption]Momenti V: Grabitësit ngarkojë thasëtJemi ne sheshin mes pallateve. Grabitësit dalin nga tuneli dhe kërcënojnë me armë dhe përpiqen të ngarkojnë në krah thasët[caption id="attachment_464641" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Grabitësit marrin me forcë çantat me para[/caption][caption id="attachment_464688" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Gëzhojat e armëve të grabitësve, ne sheshin mes pallateve. Thuhet se ka pasur te shtena[/caption]Momenti VI - Grabitësi i veshur me xhup të bardhë me zor ngre çantat (thasë, nuk dallohen mirë) me lekë. Ndërsa 2 çanta të tjera i merr grabitësi i tretë i cili nuk kishte në krah çantë sportive dhe largohet në drejtim të rrugicës ku është i parkuar dhe furgoni i blinduar.[caption id="attachment_464679" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Grabitësit mezi ngrejnë çantat me para[/caption]Momenti VII: Pas tij grabitësi me xhup të bardhë ndalon për pak sekonda pikërisht tek rrugica, para furgonit, pas mesaduket çantat me para janë të rënda. Nga pamjet duket se ka dy çanta. Ai shoqërohet nga shoku i tij, personi i tretë në grabitje.Momenti i IX: Ikin drejt Paskuqanit Nga sa u raportua dje nga gazetari Andi Qosja "tre autorët i kanë vënë automatikun në kokë drejtuesit të automjetit të Kompanisë së Sigurisë që ruan Bankën, i kanë rrëmbyer atij automjetin dhe janë larguar në drejtim të Paskuqanit.[caption id="attachment_464680" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Grabitësit largohen me çantat nga një rrugicë[/caption]Momenti X: Gjendet makina e braktisur e grabitësve Rreth orës 14: 00, rreth 30 minuta pas grabitjes, policia gjen të braktisur mjetin tip “Land Rover” me targë AA 105 IV me të cilin u larguan hajdutët. Makina u gjet rreth 1.5 km larg vendit të ngjarjes.[caption id="attachment_464295" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Makina që dyshohet se e kanë përdorur autorët e grabitjes[/caption]Momenti i XI: Largohen me makine tjeterBurime policore pohojnë se i ka pritur një tjetër makinë për tu larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë gjatë ndjekjes përplaset një makinë policie.[caption id="attachment_464330" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Makina e policisë e dëmtuar[/caption]Momenti XIINuk dihet sa është shuma e parave të vjedhura. Tre grabitësit ende në kërkim. Ka dyshime të forta se grabtiësit kanë pasur bashkëpunëtorë brenda bankës të cilët mund të kenë informuar për momentin e lëvizjes së paraveMomenti XIII: Më 14 shkurt 2015, një ditë pas grabitjes, policia ndalon 6 punonjës të SH.R.S.F, "Euro Gjici", shoqëruese të vlerave monetare. Akuzohen për shpërdorim detyre.