Papa Francesku zgjedh 20 kardinalët e rinj

Papa Françeksu ka zgjedhur kardinalët e rinj për t’iu bashkuar grupit që do të zgjedhin pasardhësin e tij. Ati i Shenjtë iu drejtua atyre me fjalët se grada e tyre e lartë nuk është një privilegj, por thirrje për të punuar me përulësi dhe drejtësi.Bergolio zgjodhi 20 kardinalë të lartë, shumë prej të cilëve nga vendet në zhvillim, në ceremoninë e mbajtur në bazilikën e Shën Pjetrit. Nuk ka kaloi pa vëmendje prezenca e Benedikti të XVI, duke shënuar kështu daljen e tij të pestë publike në ngjarje të organizuara nga Kisha që prej dorëheqjes së tij në 2013. Në predikimin e tij , Papa Françesku tha se posti i kardinalit nuk është në dekoratë dhe as një titull nderi."Ai që thirret nga kisha për në shërbim të administratës së saj, duhet të ketë një sens të fortë drejtësie, në mënyrë që çdo lloj padrejtësie të vijë e papranueshme, edhe në rastet kur favorizohet vetë ai apo edhe kisha,” deklaroi Papa Françesku i cili u karakterizua nga modestia dhe refuzimi i luksit që në fillim të papatit të tij.Kardinalët janë ndihmësit më të lartë të Papës në Romë dhe në mbarë botën. Ata që janë nën moshën 80 vjeç kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen dhe votimin e fshehtë për të zgjedhur Papën e ardhshëm në rast të dorëheqjes së Françeskut apo në rast të vdekjes së tij. Pesëmbëdhjetë prej atyre që morën  kapelet e kuqe të shtunën janë nën 80 vjeç,  duke e çuar numrin e përgjithshëm të kardinalëve zgjedhës në 125.