Devolli solidarizohet me banorët e zonave të përmbytura, dhuron pako me ndihma

Nënprefektura dhe personeli i shëndetit publik në Devoll janë solidarizuar duke grumbulluar pako me ndihma për banorët e prekur nga fatkeqësitë natyrore në Fier dhe Vlorë.Këtë fundjavë ata kanë nisur ngarkesën e dytë me ushqime dhe veshmbathje, ndërkohë që i janë bashkuar solidarizimit edhe disa biznese.Për drejtorin e shëndetit publik, Valter Nallbati dhe nënprefektin Artan Keco, një kontribut sado i vogël për të ndihmuar këto familje në nevojë, tregon se ata nuk janë vetëm.Artan Keco: “Çdo drejtori ka përgatitur 30 pako me ndihma, me veshmbathje, ushqime dhe produkte të tjera. Është rasti për të përmendur që në rrethin e Devollit dhe në institucione të tjera janë dhënë ndihma për zonat e përmbytura. Individë, institucione, biznese brenda mundësive të tyre financiare po kontribuojnë për familjet e zonave të përmbytura”.Valter Nallbati: “Ne kemi përgatitur një sasi pakosh në një vlerë të konsiderueshme që do nisen në këto momente pranë rezervave të shtetit për të shkuar në familjet në Fier dhe Vlorë”.Këtë fundjavë nga Korça do të nisen 4 kamionë me ndihma, ndërsa më herët kanë kontribuar edhe efektivet e policisë si edhe forcat e armatosura.