Sirte i Libisë në duart e Shtetit Islamik, Pentagoni ngre alarmin

Vijon të rritet rreziku i shtetit islamik. Militantët kanë marrë kontrollin total të qytetit Sirte në Libi, madje edhe radiot e televizionet lokale. Ndërkaq Pentagoni njofton rrezikun dhe sulmet e tyre në rritje në Irak.Nuk ndalen, vijojnë ashpër luftën për territore dhe pushtet, me të gjitha kostot, edhe me jetë, militantët e shtetit islamik. Tashmë i janë afruar më shumë se kurrë kontinentit të vjetër, Europës, duke sulmuar Libinë.Qyteti i Sirtes, 500 kilometër larg Tripolit, tashmë është në duart e ektremistëve, teksa sot njoftohet se  në kontrrollin e tyre janë edhe stacionet radiofonike dhe televizive të qytetit. Madje trasmetimi i parë ishte një fjalim i kreut të shtetit islamik Abu Bakr al Baghdadi, i cili ka bërë thirrje për pranimin e kalifatit si rruga e duhur për të gjithë njerëzit.Ndërkaq autoritet italiane dhe egjiptiane u kanë bërë thirje qytetarëve të tyre që ndodhen në Libi të largohen në mënyrë imediate nga vendi.  Nga ana tjetër luftë e ashpër zhvillohet edhe në Irak, vend në të cilin janë përqendruar sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, njoftoi se 25 militantë islamikë kanë kryer sulme në Irak, disa prej tyre ishin kamikaze."Sulmet ishin të udhëhequr nga një grup xhihadistësh, nuk kam një numër të saktë, por besojmë se ishin disa kamikazë. Kemi informacione të sakta se disa prej tyre hodhën veten në erë,” konfimori Kirby para gazetarëve.Zëdhënësi i Pentagonit tha gjithashtu se disa prej sulmuesve ishin vrarë nga forcat e sigurisë së Irakut, në bazën ku trupat amerikanë po zhvillojnë trajnime, duke shtuar se trupat amerikane nuk janë përfshirë në këto operacione.Analistët kanë shprehur shqetësim për afrimin e shtetit islamik në Libi, duke ngritur alarmin se rreziku i tyre tashmë është më shumë se i prekshëm.