Kurbin, ndihma familjes Jahja nga OJF pas vdekjes së vajzës nga i ftohti
Pas tragjedisë së ndodhur në familjen Jahja në Shullaz të Kurbinit, ku nga jetesa në kushte ekstreme brenda një ruloti, humbi jetën nga pneumonia vajza 7-vjeçare e familjes, kanë ardhur dhe ndihmat e para.Ka qenë një OJF që sapo ka parë në media historinë e vdekjes së 7-vjeçares ka mundësuar pako ushqimore për familjen e varfër, ndërsa është bërë e ditur se shumë shpejt do të mundësohet edhe strehimi kësaj familje.Leonard Dedej, Kryetar i Shoqatës Reago: “E parë në media për këtë tragjedi të madhe shoqërore dhe njerëzore, erdhëm direkt nga Tirana, për t’ju gjendur sa më pranë familjes Jahja me ndihma kontrete. Siç filluam t’i ndihmonim që sot, qoftë dhe simbolikisht, mendojmë që do i mundësojmë një shtëpi në Lezhë ose në Laç, ashtu si edhe ata e kërkojnë”.Kryefamiljari Sadik Jahja, ka shprehur dhe njëherë zhgënjimin ndaj institucioneve sociale shtetërore të cilët edhe pas tragjedisë që i ka ndodhur familjes së tij kanë qëndruar indiferentë.Sadik Jahja : “Vajza më iku prej të ftohtit. Ku ta gjej vajzën tani që e kërkon e motra?”Jetesa e pjesëtarëve të familjes Jahja, prej 8 vitesh në një kalibe, bëri qe vajza 7-vjeçe e kësaj familjeje, Pamela Jahja, të marrë ftohje të shkallës së lartë, duke gjetur vdekjen nga pneumonia.Familjarët kanë hedhur akuza edhe ndaj bluzave të bardha qe sipas tyre nuk i kanë dhenë mjekimin e duhur vajzës.