Kosovë, debate në kuvend për projektligjin për ndërmarrjet publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2015, 13:32
Kuvendi i Kosovës u përshi dje në debate të ashpra për projektligjin për ndërmarrjet publike. Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se ky projektligj ka nevojë për ndryshime, sidomos në ato pjesë që përcaktojnë kompetencat e komunave.Opozita lëshoi akuza se ky projektligj vjen si marrëveshje e qeverisë së vendit me listën Serbe. Glauk Konjufca paralajmëroi protesta nëse ky projektligj nuk ndryshohet.Kundër projektligjit që prek drejtpërdrejt çështjen Trepça u shpreh edhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj dhe ashtu si vetëvendosja paralajmëroi se do t’u bashkohet protestave për këtë çështje.