Zgjedhjet e qershorit, KQZ: vendorët kanë shkelur Kodin Zgjedhor

Krerët e pushtetit lokal kanë shkelur Kodin Zgjedhor, pasi asnjë prej tyre nuk ka dërguar në KQZ informacion për Qendrat e Votimit dhe hartat zgjedhore.Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj duke dhënë listën e plotë të paralajmëroi gjobë ndaj krerëve të njësive vendore.Drilona Hoxhaj: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zbatimin e urdhërimeve të Kodit Zgjedhor sa i përket publikimit të tarifave zyrtare të transmetimit të reklamave politike në faqen zyrtare të institucionit, www.cec.org.al, kërkon nga të gjithë Operatorët Radiotelevizivë, që brenda datës 15 Maj 2015, pesë ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, të dorëzojnë në KQZ tarifat e transmetimit të reklamave politike për çdo segment kohor gjatë fushatës zgjedhore.Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq edhe një herëvemendjen e kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore të cilët në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nuk kanë sjell ende informacionin për Qendrat e Votimit dhe hartat zgjedhore, sipas përcaktimevetë Kodit Zgjedhor dhe të Udhëzimit të KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012.Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë 90njësi të qeverisjes vendore që nuk kanë sjell informacion për Qendrat e Votimit dhe 235 njësi që nuk kanë sjellë informacion për hartat zgjedhore.J’u rikujtojmë kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që të sjellininformacionin e kërkuar, pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor, do të procedojë me vendosjen e saksioneve administrative (gjobë) në ngarkim të personave përgjegjës. /Oranews.tv/