Uji i pijshëm në Urë Vajgurore, monitorohet klorifikimi e dezinfektimi i gropave septike
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka qenë në Urë Vajgurore për të monitoruar situatën e ujit të pijshëm në këtë zonë, pas përmbytjeve të shkaktuara dy javë më parë nga vërshimi i ujërave të lumit Osum.Aktuliasht po monitorohet dezinfektimi i gropave skeptike dhe klorinimi i ujit të pijshëm e atij komunal që ofrohet për banorët pas situatës së përmbytjeve.Eltar Deda : “Ne jemi duke monitoruar të gjithë terrenin në lidhje me eliminimin e shfaqjeve të epidemive, duke shtuar shërbimin shëndetsor 24 orë dhe duke furnizuar qëndrat shëndetsore. Strukturat e Minsitrisë së Shëndetësisë janë në gadishmëri të plotë dhe të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për të përballuar një situatë të tillë”.Prej 10-ditësh vijon dezinfektimi në të gjitha zonat e përmbytura, me qëllim shmangjen e epidemive.