Plehrat në Porto Romano, bombë ekologjike për banorët e periferisë së Durrësit

Pirgu i masivit të plehrave në zonën e Porto Romanos vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.Këto mbetje po kthehen në nje bombë ekologjike për banorët e periferisë së qytetit bregdetar të Durrësit.Ndonëse vite më parë kjo zonë u hoq nga harta si një nga rajonet më të ndotura në Europë pas përfundimit të kapsulimit të mbetjeve të lindanit dhe bikromatit të natriumit, në realitet nuk është kështu.Djegja masive e plehrave, ndotja me kimikate dhe mbetje organike të kanaleve kryesore po sëmurin banorët e zonës, ku më të prekurit janë fëmijët.Banor : “Kemi pasur shumë probleme me shëndetin e fëmijëve. Po të takoni doktorë të zonës, fëmijët lindin sakatë kur gratë janë shtatzanë”.Banorët jetojnë çdo ditë me ndotjet kancerogjene nga djegia e mbeturinave.Banor : “Këtu vijnë mbeturinat e spitalit, digjen të gjitha llojet e plehrave. Nuk ka sëmundje që nuk na ka zënë”.Mungesa e një landfilli për përpunimin e mbetjeve urbane, mungesa e investimeve për pastrimin e kanalizimeve po e kthejnë në një geto të vërtetë periferinë me rreth 2 mijë banorë të Durrësit