Aksident tragjik në Meksikë, 16 të vdekur e 30 të plagosur

Të  paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë mbetën të  plagosur, si pasojë e një përplasje fatale mes një treni mallrash dhe një autobusi në një autostradë në veri të Meksikës.Sipas dëshmitarëve autobusi ka kaluar me të kuqe në semaforin që ndan shinat e hekurudhës me autostadën, gjë e cila më pas ka çuar në ndarjen përgjysëm të tij si pasojë e përplasjes."Ishte  e tmerrshme, autobusi u nda në dy pjesë ,  ka shumë të plagosur dhe të vdekur," thotë Jose Gerardo, një i afërm i njërit  prej të plagosurve.Sipas mediave lokale, autobusi kishte të paktën 60 persona në bord, teksa kapaciteti i tij është 40 vende.