Policia kanadeze parandalon masakrën e Shën Valentinit
Policia kanadeze ka arritur të parandalojë një masakër të planifikuar pikërisht në ditën e Shën Valentinit.Në një deklaratë për shtyp, autoritetet kanadeze njoftuan se sulmi ishte planifikuar të kryej në një vend publik në zonën Halifax të provincës Nova Skotia.Tre persona janë arrestuar, ndërsa një i katërt vrau veten në kohën që policia kishte rrethuar shtëpinë e tij.Policia kanadeze tha se në komplot ishte i përfshirë një 19-vjeçar nga Timberlea e provincës lindore Nova Scotia, dhe një 23-vjeçare nga Illinois i Shteteve të Bashkuara."Të gjitha informacionet e grumbulluara na çuan në konkluzionin se një 19-vjeçar nga Timberlea dhe një 23-vjeçare nga Illinois kishin planifiluar të hapnin zjarr në një vend publik në rajonin e Halifax më 14 shkurt dhe pastaj do të vrisnin veten , deklaroi përfaqësuesi i policisë kanadeze për mediat Brian Brennan.Gjithashtu forcat policore kanë ndaluar edhe dy persona të tjerë, 20 dhe 17 vjeç, të cilët janë ende nën hetim dhe roli i tyre nuk është akoma i qartë në sulmin fatmirësisht të parandaluar.Policia tha se 20 vjeçari dhe vajza 23 vjeçare u arrestuan në aeroportin e Halifax, kurse 17 vjeçari në një tjetër zonë.19 vjeçari, Brian Brenan shprehet: "Mbrëmje e kaluar, forcat speciale rrethuan banesën e të dyshuarit 19 vjecar në Tiger Maple Avenue, por kur hynë brenda e gjetën të vdekur."/Oranews.tv/