Pakistan, militantët sulmojnë xhaminë shiite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2015, 16:06
Militantët kanë sulmuar një xhami shiite në veriperëndim të Pakistanit, duke lënë të vdekur të paktën 19 persona dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë.Dëshmitarët okularë thanë se shiitët ishin mbledhur në xhaminë Imamia në Peshaëar për lutjet e së premtes.Militantët, kanë hedhur granata në xhami dhe më pas kanë hapur zjarr.Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Vitet e fundit në Pakistan është shënuar rritje e dhunës sektare dhe shumica prej sulmeve kanë në shënjestër pakicën shiite./Oranews.tv/