Dështon marrëveshja e dhjetorit mes PD-PS? Paloka: Gjithçka është bllokuar
Ku nuk janë bërë as dy muaj nga nënshkrimi i marëveshjes, PD vendos pikëpyetje të forta nëse ajo që u firmos me socialistët do të zbatohet apo jo. Për Ora News numri një i grupit të PD akuzon shumicën se ka ndërprerë vijueshmërinë e marrëveshjes, duke e çuar atë drejt dështimit.Tiranë-Kur kanë kaluar vetëm një muaj e gjysëm, nga marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për dekriminalizmin e parlamentit dhe bashkëpunimit për reformat e rëndësishme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, flet për dështim.Edi Paloka: “ Me këtë marrëveshje mazhoranca ka stopuar gjithçka dhe me sa duket edhe nga shfaqia që u dha dje në parlament edhe asaj do ti vihet shkelmi”.Në një intervistë për Ora News, Paloka, thotë se mazhoranca e ka stopuar vijueshmërinë e kësaj marrëveshje dhe arsyeja pse, sipas tij është mjaft e qartë.Edi Paloka: “Nëse bëhet ai dekriminalizim nuk ka pse të gjendemi edhe ne para situatave si të këtyre ditëve të fundit, nuk ka pse ti bëjmë ato debatet në parlament ku kryetari i Qeverisë e fillon dhe mbaron fjalimin me akuza për opozitën”.Demokratët refuzojnë të jenë pjesë e Komisionit të reformës në drejtësi, pa u pranuar kërkesa e tyre për bashkëkryesim dhe numër të njëjtë anëtarësh.Kjo kërkesë është rrëzuar në Konferencën e kryetarëve, por ata shpresojnë në reflektimin e shumicës.Edi Paloka: “ Nëqoftëse ti që në momentin e parë thua që unë Komisionin dhe Komisioni që do të merret me kuadrin ligjor e dua ta zotëroj, të kem unë shumicën, ta drejtoj unë dhe ti të jesh aty sa për formë, atëherë nuk ka vullnet, mungon vullneti”.Sipas Edi Palokës, në gjithë këtë kohë e vetmja punë e kësaj Qeveria, janë masat represive ndaj institucioneve të pavaruara.Edi Paloka: “Nuk mund të tentosh ti marrësh të gjitha, ata po i marrin, Rama po e tregon që ka një synim, të nështrojë duke filluar nga mediat, tek drejtësia dhe çdo pushtet tjetër që ekziston në këtë vend. Për mua sinqerisht e them do të ishte mirë që këtë ta bënte sa më shpejt, sepse sa më shpejt ta bëjë aq më shpejt i vjen fundi”.Sipas nënkryetarit demokrat qytetarët janë të revoltuar nga keqqeverisja dhe protesta e tyre ndihet në çdo vend.Edi Paloka: “Ky nëqoftëse nuk i thërret mendjes do të gjendet një ditë papritur në një situatë që Zoti e ruajtë atë!”