Shqipëria përmirësim në lirinë e medias, Kosova zbret 7 pikë

Një rënie drastike të lirisë së medias konstatojnë Reporterët pa Kufij. Ndërkaq raporti vjetor nënvizon se Shqipëria ka shënuar rritje me 3 vende, por përmend faktin që anëtarëve të Bordit të TVSH u ka përfunduar mandati dhe Qeveria vendosi tua shtyjë edhe për një vit.Raporterët pa Kufij kanë publikuar raportin e përvitshëm ku nënvizohet se liria e mediave ka pësuar "rënie drastike" në mbarë botën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram.Raporti vjetor i organizatës ka vënë në pah se gjatë vitit 2014 ka pasur 3 719 shkelje të lirisë së informacionit në 180 vende të botës - 8 për qind më shumë se vitin paraprak.Edhe pse Shqipëria ka shënuar një rritje me 3 vende, duke u renditur në vendin e 82-të nga i 85-ti që ishte vitin e shkuar, raporti konfirmon se sfidat mbeten të shumta.Në raport vlerësohet se Qeveria socialiste ka një program ambicioz për mediat: një legjislacion të ri që do të përmirësojë transparencën e pronësisë, forcimin e pavarësisë së transmetuesit publik shqiptar dhe që të garantojë aksesin e medias në infomacionet zyrtare shtetërore.Në raport përmend edhe fakti që anëtarëve të Bordit të Televizionit Publik u ka përfunduar mandati dhe Qeveria vendosi t’ua shtyjë edhe për një vit. Sipas Raporterëve pa kufij, vetëm ky rast mund të tregojë se sa sfida të vështira ka përpara Qeveria.Kosova, në raportin e këtij viti, është renditur në vendin e 87-të në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë në vendin e 80-të.Sipas raportit, vendet e renditura në fillim janë ato skandinave, si Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Holanda, ndërsa dhjetëshen më të mirë e mbyllin Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Xhamajka.Rusia zbriti në vend të 152-të pasi ka aprovur një sërë ligjesh që kufizojnë lirinë e medias në vend, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë humbur tre vende nga një vit më parë, duke zbritur në të 49-tin, pjesërisht për shkak të luftës ndaj informacionit që kanë ndërmarrë ndaj fenomenin "WikiLeaks".Ndërsa Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut janë në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të lirisë së mediave.9