Fiken urbanët për 24 orë, protestë para Bashkisë së Tiranës

Sikundër ishte paralajmëruar një ditë më parë, transporti urban është “paralizuar” në Tiranë.Sindikata e Punonjësve të Transportit dhe Shoqata e Transportit Qytetas duket se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të anulluar grevën 24 orëshe të autobusëve.Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, rrugët ishin të mbushura me njerëz, që tashmë në dijeni të grevës, vraponin drejt destinacioneve të tyre.Ata kanë zgjedhur transport alternativ, me makina private, taksi apo furgonë, por nuk mungonin dhe ata që ecnin në këmbë në pamun dësi për të paguar më shtrenjtë këtë shërbim.Zija Hasanaj: Greva nuk do të ndërpritetNë një lidhje telefon ike për Ora News, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Transportit Urban, Zija Hasanaj, tha se nuk do të ketë asnjë ndërprerje të grevës.“Ne nuk kemi ndonjë vendim për të anulluar grevën, nuk ka sesi ndërpritet në mes të veprimtarisë. Në orën 10:00 kemi një protestë para Bashkisë me të gjithë punonjësit që kanë ndërprerë sot punën në mënyrë që të reagojë Këshilli bashkiak për vendosjen e saktë të biletës, pastaj do të vazhdohet puna. Këshilli bashkiak mbledhjen e ka në 18:00 , do presim” .Hasanaj: Çmimi i biletës nuk vendoset me marrëveshjeZija Hasanaj shprehet se çmimi i biletës së urbanëve është i panegociueshëm.“Kjo nuk ka të bëjë me asnjë marrëveshje, është vendim i Këshillit bashkiak. Nëse Këshilli vendos çmimin është e drejtë e tij, nuk ka punë marrëveshje aty. Nuk negociohet çmimi, vendoset nga palët e ekzekutivit dhe futet në veprim".Të vendoset çmimi real, vetë Bashkia pranon se duhet të jetë më i lartëSipas kreut të Sindikatës nëse Bashkia nuk pajtohet për rritje çmimi nuk mund të ndërhyhet në këtë pikë, por thekson se Këshilli bashkiak duhet të jetë i paanshëm.“Çmimi e biletës e ka Këshilli bashkiak me kompetencë ligjore. Nuk mund të ndërhyhet. Këshilli bashkiak sipas bilanceve që paraqet Bashkia dhe shoqëritë e transportit vendosin çmimin konsulent, ai çmim do jetë i zbatueshëm. Po nuk mund të arsyetosh që të lihet çmimi i barabartë i biletës si me autobusa të rinj, ashtu dhe të vjetër.Protesta e sotshme ka si qëllim me nxit Këshillin bashkiak të marrë një vendim të drejtë, jo të njëanshëm.Çmimi i drejtë është të merren analizat objektive, të nxirret çmimi real. Vetë Bashkia e pranon se duhet të ketë rritje, por deklaron se biletën do ta mbajë 30 lekë dhe qeveria të kompensojë çmimin e karburantit, të heqë TVSH, të bëjnë veprime të tejra. Unë jam kryetar Sindikate dhe kërkoj pagat e punonjësve. Dhe këto arrihen përmes të ardhurave të kompanive dhe të ardhurat e kompanive këto janë”.Ndërkaq në orën 10:00 të paradites, Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban protestoi para Bashkisë së Tiranës për mosmarrjen e pagave nga punonjësit.Për ti dhënë rrugë kësaj problematike, Këshilli Bashkiak do të mblidhet sot në orën 18:00.Paraprakisht Bashkia e Tiranës nënvizon se propozimi i saj mbetet, çmimi i pandryshuar i biletës së urbanit.“S’rrisim çmimin e biletës, nuk duam kosto shtesë për qytetarët”.Një ditë më parë 10 shoqëri transporti urban zhvilluan një grevë tre orëshe për plotësimin e kërkesave të tyre.[caption id="attachment_463554" align="alignnone" width="640"]1 ok Trafik i rënduar për shkak të pezullimit të transportit urban[/caption]