Shqipëri-Gjermani, më shumë bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2015, 22:32
Shqipëria dhe Gjermania duhet të kenë më shumë bashkëpunim ekonomik. Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla gjatë një takimi me raportuesit e Bundestagut Gjerman për Shqipërinë kërkoi më shumë investime.Shqipëria ka më shumë mundësi për të thithur investime të huaja.Në një takim me parlamentarët gjerman Taulat Balla theksoi nevojën e rritjes së nivelit të bashkëpunimit midis dy vendeve.Balla i njohu raportuesit gjerman me masat e marra për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Në mbyllje të takimit, u diskutua rreth mundësisë së zhvillimit të një ekspozite promovuese për Shqipërinë në Bundestag me qëllim prezantimin e vendit tonë si një atraksion për biznes dhe për turizëm.