Festa Kombetare e Iranit festohet edhe në Tiranë
Dita kombëtare e Iranit ka mbledhur në një pritje të vecantë, diplomat, politikanë, ambasadorë e Konsuj Nderi, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.Ceremonia e organizuar nga Ambasada Iraniane vjen në nder të 36 vjetorit të fitores së revolucionit islamik, i cili e kthehu vendin nga monarkia në republikë.Për ambasadorin Abdolmaxhid Mozafari, 11 shkurti 36 viteve më parë shënoj një kthesë të fuqishme për popullin iranian."36 vite më parë në Iran ka ndodhur një ndryshim shumë I rëndësishëm që ishte revolucioni islamik, Mesazhi i këtij revolucioni ishte kthimi tek dinjiteti dhe tek origjinaliteti i popullit Iranian".Raportet mes Shqipërisë dhe Iranit sipas Ambasadorit Mozafari, janë të mira, por thekson se me këmbënguljen e të dy palëve, këto raporte mund të ngrihen në një tjetër nivel bashkëpunimi."Marrëdheniet mes dy vendeve tona mund të them se janë marrëdhënie krejtesisht miqësore, Shqipëria ka një vend dhe rëndësi të vecantë në rajonin e Ballkanit, ashtu sikurse edhe Irani ka një vend të veçante në Lindjen e Mesme. Shpreh kenaqësinë që pas 1 viti e gjysëm që ndodhem ne Shqipëri, kohë që përkon me ardhjen e dy qeverive të reja si në Shqipëri edhe në Iran, janë bërë përparime në marrëdhëniet tona. Por ka ende mjaft vend për të punuar dhe shpresoj që pas një viti të mund të flasim për më tepër përparim në marrëdhëniet tona."Prej vitit 1979 Irani është Republikë Islamike.