Tiranë, parandalohet atentati, granatë në makinën e një avokati

Tiranë-Brenda pak orëve në Tiranë është shënuar një tjetër atentat me eksploziv i cili fatmirësisht është zbuluar në kohë.Këtë radhë shënjestra ka qenë avokati Emirion Mema të cilit i ishte vendosur në gomën e pasme të makinës një granatë defensive.Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, 11 shkurt në rrugën "Mine Peza". Avokati Emirion Mema kishte parkuar makinën dhe kishte hyrë në një një lokal në afërsi të shkollës “Hasan Vogli” pasi ka dal ka shkuar të hapë makinën dhe aty këmba i ka hasur në një tel që i ka tërhequr vëmendjen.Më pas ka vënë re se në gomën e makinës i ishte vendosur një mekanizëm shpërthyes dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.Në vendngjarje ka mbërritur policia por edhe efektivë të xhenios të cilët kanë çaktivizuar granatën difensive. Mësohet se granata ishte e lidhur me një tel në pjesën e diskut të rrotës dhe kjo do të shkaktonte shpërthimin sapo makina të vihej në lëvizje.Nje ore pas kqyrjes në vendngjarje policia e ka çuar makinën në laborator .Nuk dihet ende nëse janë lënë shenja gishtërinjsh në mekanizmin shpërthyes çka do të ndihmonte në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ky është rasti i 4 i vendosjes së eksplozivit në kryeqytet brenda 48 orëve.Policia po heton të shkuarën e avokatit Emirion Mema lidhur me profesionin dhe ndonjë konflikt të mundshëm familjar pasi ndaj tij është bërë një atentat me armë zjarrinë në maj të vitit 2009 .[caption id="attachment_463464" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Ekspertët në zonën ku iu vendos granata makinës Në foto: Ekspertët anti-eksploziv në zonën ku iu vendos granata makinës[/caption][caption id="attachment_463441" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_463438" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption](Video: Pamje nga vendi i ngjarjes)(Video: Raportimi nga vendi i ngjarjes me lidhje telefonike)