Skandali me mbetjet spitalore. Ja si Shqipëria kthehet në kosh mbetjesh të rrezikshme
"Channel One" investigoi për disa muaj rreth procesit të administrimit të mbetjeve spitalore dhe zbuloi abuzimet me këtë sipërmarrje të rrezikshme për shëndetin e popullatës.Shqipëria është kthyer në një kosh të mbetjeve të rrezikshme spitalore nga neglizhenca e autoriteteve, që paguhen për të monitoruar procesin e asgjesimit.Spitalet, poliklinikat, qëndrat shëndetësore, klinikat mjekësore, klinikat dentare dhe klinikat veterinere janë prodhuesit e mbetjeve të rrezikshme spitalore.Në Shqipëri prodhohen mbi 2 mijë ton mbetje spitalore në vit dhe pjesa më e madhe e madhe e tyre hidhen në zona të banuara, ku shqiptarët bashkëjetojnë me sëmundjet infektive dhe kancerogjene.Në Tiranë mbetjet anatomike dhe patologjike të Spitalit Universitar të Traumës dhe Klinikës Private "Ikeda" hidhen në argjinaturën e lumit Tërkuzë në Bashkinë Kamëz. Ujërat derdhen në lumin Ishëm e më pas përfundojnë në Detin Adriatik, në zonën turistike të Kepit të Rodonit në bregdetin e Durrësit.Ligji për Administrimin e Mbetjeve Spitalore, i pasuruar me akte nënligjore në vitin 2010, ngarkon Ministritë e Shëndetësisë dhe të Mjedisit me përgjegjësinë e monitorimit të procesit të asgjesimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore.Por në skandalin e mbetjeve spitalore është përfshirë një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend, Qëndra Spitalore Universitare "Nënë Tereza".Pra makina e plehrave parkohet si për ironi të fatit tek spitalet ku trajtohen sëmundjet infektive dhe tumurale.Por Channel One zbuloi se i njëjti mjet transporti mbledh edhe mbetjet në Ministrinë e Mbrojtjes, duke përforcuar dyshimet se mbetjet spitalore bashkohen me ato urbane.Dhe pasi merr mbetjet nga Ministria e Mbrojtjes, ashtu nën hundën e shtetit parkohet në QSUT.Gazetarët e Channel One zbuluan se në Shqipëri vetem tri kompani kanë leje për trajtimin e mbetjeve spitalore.Kompania EUROTEAM në informacionin e publikuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit ka ndryshuar çdo muaj vendndodhjen dhe ka vetëm një mjet transporti. "Channel One" siguroi pamjet e magazinës në një zonë në Kashar, ku fokusohet edhe impianti i djegies termike të mbetjeve spitalore, por asgjesimi nuk bëhet këtu….Në Shqipëri, prodhohen mbi 2 mijë ton mbetje spitalore. Për asgjesimin e një kilogrami mbetjesh, spitalet dhe klinikat private, prodhuesit duhet të paguajnë afro 400 lekë. Sipar përllogaritjes për asgjesimin e 2 mijë ton mbetjeve spitalore, në një vit duhen mbi 8 milionë dollarë.Një shifër që sic duket ka joshur edhe vetë spitalet, ku njerëzit besojnë shëndetin e tyre.Mbetjet e rerzikshme spitalore shkaktojnë sëmundje infektive dhe kancer.