Selim Belortaja emërohet zv/ministër i Jashtëm në vend të Sokol Dervishaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2015, 19:36
Tre ditë pas largimit nga drejtori i Portit të Durrësit, Selim Belortaja është emëruar zv/ministër i Punëve të Jashmte, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sokol Dervishin.Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga Kryeministri Rama.Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave thuhet:“Z. Sokol Dervishaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Z. Selim Belortaja emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”
