Shkurtimi i Administratës, Qarku Shkodër çon qeverinë në Gjykatën Administrative

Shkodër-I kanë dhënë votën kundër dhe tashmë çeshtja ka përfunduar për t’u zgjidhur në Gjykatën Administrative.Këshilli i qarkut Shkodër në një mbledhje jashtë radhe doli kundër vendimit të Qeverisë për shkurtimin e administratës, uljen e pagave dhe bllokimin e parave të mbetura nga viti i kaluar.Në shumicë këshilltarët, përfaqësues të njësive vendore ishin kundër kësaj mase drastike, ku nga 42 punonjës Këshilli duhet të reduktohet në 25.Por në mbledhje kishte edhe zëra pro këtij strukturimi të ri të Këshillit.Qeveria ka sjellë fondin e pakushtëzuar për Këshillin e qarkut, por nga ana tjetër me ligjin për buxhetin ka kushtëzuar këtë fond që të përdoret vetëm në 15%, e po ashtu të hiqen nga puna një pjesë e administratës.Kjo nuk është pranuar nga ky institucion dhe tashmë do të jetë gjykata që do të thotë fjalën e saj.