Alliasi, Bathorja dy nga lagjet e para me matësat inteligjentë të energjisë

Projekti për vendosjen e matësave inteligjentë që kanë kapacitet jo vetëm të lajmërojnë se energjia që po konsumohet s’po paguhet por edhe se fluksin e energjisë sipas zonave do të nisë në lagjet periferike të Tiranës.Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur sot në takimin e zhvilluar me temë “Rimëkëmbja e energjisë” se fillimisht do të ketë një projekt pilot për të mos hyrë në këtë proces symbyllur si opozita e kaluar dikur në qeveri me kasat fiskale.“ Matësit inteligjentë kanë kapacitetin inteligjent të lajmërojnë kudo se energjia që konsumohet spo paguhet dhe fluksin e energjisë sipas zonave në kohë të caktuara.Ne nuk do hyjmë në këtë proces symbyllur, Apo siç hyn miq tanë symbyllur të përmbytyur në opzoitë me kasat. Deutsche Telekom përmes T system ka bërë një ofertë për të ndërtuar një bashkëpunim duke nisur një projekt pilot që do të jetë projekti që do na japë mundësi të kuptojmë efekshmërinë e matësave që janë përcaktuar nga kompania.Alliasi, Bathorja, Autostrada, tregu te rruga “5 maji”, pra zona me natyra të ndryshme për të dhënë elementet si do hyjmë në një proces të hapur dhe me cfarë termash.Qëllimi ynë është që brenda 5 vitesh ti japim mundësinë konsumatorit që shërbimin ta ketë absolutisht serioz e korrekt e të paguajë jo miëjra lekë më shumë seç konsumon por aq sa konsumon./Oranews.tv/