Basha ultimatum Ramës: Shansi i fundit për ndryshimin e hartës së territorit

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaron shansin e fundit që mazhoranca të korigjojë Hartën Elektorale, që sipas tij është thjesht pazar politik i Kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit. Të zgjedhurit vendorë i kanë dorëzuar Qeverisë një rezolutë me 4 kërkesa.Pavarësisht se opzoita tashmë nuk e kushtëzon ndarjen territorial me bojkot të zgjedhjeve të 21 qershori, Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, i ka dhënë mundësinë e fundit mazhorancës që të korrigjojë gabimin që siaps tij bëri me atë reformë.Lulzim Basha: “Për të evituar këtë kolaps nuk jemi kurrë vonë, ndaj në nisje të këtij takimi përsëris thirrjen time ndaj përgjegjësve të situatës pa krye deri tani, zotit Rama dhe Meta, të ndalin këtë ecje të verbër drejt greminës dhe asgjesimit të pushtetit vendor dhe t’i rikthehemi me konsensus dhe me qytetarët një procesi gjithëpërfshirës që në thelb të ketë interesin e qytetarëve. Të qartësojmë sipas praktikave të mira, sesi do ti përmbushim sfidat e 15 viteve të ardhshme. Pasi ta kemi bërë këtë t’i rikthehemi edhe njëherë ndarjes territoriale”Bashkë me të zgjedhurit e djathtëe vendor, Basha tha se nuk e njeh hartën, që sipas tij u gatua në një tavolinë të piste, për pazare politike.Lulzim Basha: "Kjo është sofra e shpërfilljes dhe braktisjes së interesit qytetar, është sofra që e ka larguar e po e largon me shpejtësi drite politikën nga hallet e problemet e qytetarëve. Është sofra e dy Shqipërive, njërës që përpëlitet për bukën e gojës përballë arrogancës, shpërfilljes, braktisjes, mosdëgjimit nga pushteti dhe tjetrës që kridhet në lukse të papara e të padëgjuara, pikërisht për shkak të favoreve të pushtetit."Luzim Basha, nuk i shmangu dhe batuata për të zgjedhurit e majtë vendorë që mbrojnë ndarjen e qeverisë.Lulzim Basha: "Deri sa të dalin disa prej përfaqësuesve politikë,: “Bile unë them ta bëjmë Shqipërinë një Bashki të gjithën”, -siç tha gjyshi i dashur i Edit para disa ditësh në televizor. “Ta bëjmë një mer jahu, ç’na duhen gjithë këto bashki e komuna!”"Shoqata e të zgjedhurve vendorë i është drejtuar me një rezolutë qeverisë ku 4 kerkesa jan me të rëndësishme.