Ligji për shërbimin e jashtëm kundërshtohet edhe nga ekspertët

Pas kontestimit politik, ligji i ri për shërbimin e jashtëm ka marrë dhe shuplakën e ekspertëve. Ish-Ministrin i Jashtëm Paskal Milo, ka qënë mjaft i ashpër me pjesën më të madhe të dreftit të paraqitur nga Ministria e Jashtme.Paskal Milo: “Për mendimin tim kjo përpjekje që bëhet nuk është shumë transparente, e dukshme, nuk është e qartë. Më tepër ka përpjekje për të lënë fushë të lirë për të bërë rekrutime jashtë ligjit dhe jashtë procedurave të njohura të rekrutimit të shërbimit diplomatik dhe në traditën diplomatike ndërkombëtare. Ne duhet të heqim dorë përfundimisht dhe kjo duhet të pasqyrohet në ligj nga rekrutimi i militantëve politik”Në komisionin parlamenatr të poltikës së jashtme dhe diplomati Shpëtim Çuçka nuk i ka kursyer kritikat, drejtuar qoftë ministrit Ditmir Bushati, Presidentit apo dhe diplomatëve.Shpëtim Çuçka: Duhet të ketë shumë raporte të qarta me Kuvendin, raporte shumë të qarta me Presidentin, të patejkalueshme dhe të pavarura subjektivisht i cili është titullari i ministrisë, sepse kur një ministër abuzon me instancën epërore, do abuzojë ambasadori dhe do i shkrujë ministrit, do i thotë unë nuk marr urdhëra nga ministri se më ka dekretuar presidenti. Kjo është qesharake dhe ka ndodhur. Janë gjëra publike dhe këto turpe ja kemi lejuar ne si shtet. Personi që deklaron atë gjë nuk duhet të hyjë më në shërbim shtetëror”Ndërsa ish-zv/Ministrja e Jashtme Edit Harxhi, i doli në krah Presidentit të Republikës, duke i cilësuara të pakuptimte heqjen e kompetencave te presidentit për shërbimin e jashtëm.Edit Harxhi: “E zëme se do të vinte përpara pas miratimit të këtij ligji njohja e shtetit të Kosovës, do të kishte ndodhur pas miratimit të këtij ligji, atëherë do të thotë se kjo do të ishte bërë pa konsultime me Presidentin e Republikës”