SHBA, vriten tre studentë myslimanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2015, 14:37
Tre studentë myslimanë janë vrarë në kampusin e Unviersitetit të Karolinës së Veriut të martën, duke shkaktuar reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku hash tag-u "jetët e muslimanëve vlejnë" u bë mjaft popullor në pak orë.Autori, 46-vjeçari Kreig Hiks, është vetëdorëzuar, por policia nuk ka dhënë detaje për motivin e vrasjes.Viktimat janë Deah Barakat, 23 vjeç, bashkëshortja e tij Jusor Mohamad, 21, dhe motra e saj, Razan Abua, 19 vjeç.Barakat ishte student në vitin e dytë për stomatologji, ndërsa bashkëshorjta do të niste studimet në në vjeshtë atje.Në profiling e tij në Facebook, vrasësi e përshkruante veten si ateist dhe kishte postuar rregullisht foto dhe mesazhe ku dënonte të gjitha besimet fetare./Oranews.tv/