Ligji i shërbimit të jashtëm, debate për paktin detar me Greqinë
Diskutimi në Komisonin e Ekonomisë për ligjin e ri të shërbimit të jashtëm, i ka shërbyer nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, për të vënë nën akuzë Ministrat e Jashtëm të qeverisjes së kaluar, për shitje të territoreve të Republikës së Shqipërisë.Braçe: “ Unë do të isha shumë krenar në cilësinë e paraardhësit e zotit. Ministër sikur të mos kishte firmë të njërit, apo disave që për fat të keq kanë cënuar terësinë territoriale të Shqipërisë. Shumë krenar do të isha për secilin prej atyre sikur të mos kishin bërë këtë gjë. Sa kohë e kanë bërë këtë gjë, mbetet që Prokuroria të amnistojë”.Spaho: “ Nuk është serioze që të përdorim cilësime të tilla, piramidë e ven dosur me kokë poshtë, sistem i kalbëzuar, konvikt se nuk tregojmë respekt për punën e dhjetra Ministrave të Jashtëm e diplomatëve, ambasadorëve.Akuzat nuk kanë munguar edhe përsa i përket emërimeve nepotike në Ministrinë e Jashtme.Mima: “Kam lexuar ne media ditët e fundit për emërime nepotike të lidhura personalisht me ju dhe familjen tuaj”Ditmir Bushati: Ju ftoj se nëse keni një rast nepotik në emrin tim, të ma vini në dispozicion dhe në r ast se unë në një rast të tillë jam në shkelje të kushtetutës mbi të cilin kam bërë betimin, të ligjit për konfliktin e interesit unë mbaj të gjithë përgjegjësinë time”Në ligjin e ri, Ministria kërkon një fond shtesë prj 2 miliardë lekë, për të mbështetur më shumë financiarisht familjet e diplomatëve, por opozita kundërshtoi, duke vënë në akuzë Qeverinë se po rrit shpenzimet dhe po ul investimet.Ligji i ri u miratua në parim me votat e shumicës dhe 2 kundër të opozitës. Në twitter, Ministri Bushati shprehu keqardhje për votën kundër të demokratëve.”Faleminderit deputeteve te shumices ne Komisionin e Ek&Fin per mbeshtetjen financiare per diplomatet. Keqardhje per voten kunder te PD!”