Totozani pret Donald Lu, e njeh me problemet e qytetarëve

Avokati i Popullit, Igli Totozani, prit sot Ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Ky ishte takimi i parë mes tyre që pas marrjes se akreditimit të Ambasadorit amerikan në Tiranë.Takimi në ambientet e Avokatit të Popullit nisi në orën 11:10 dhe ka zgjatur rreth 50 minuta.Në fillim të takimit Avokati i Popullit falenderoi, Ambasadorin Lu per mbeshtetjen qe Ambasada amerikane ka dhene dhe vazhdon te jape per institucionin gjate ketyre viteve.Gjithashtu ne fillim te takimit Avokati i Popullit, Igli Totozani, i dhuroi Ambasadorit Lu dy numrat e pare te revistes se Avokatit te Popullit ku trajtohen gjeresisht problemet dhe shqetesimet e qytetareve.Nga ana e tij Ambasadori amerikan u interesua per gjendjen e te drejtave te njeriut ne vendin tone per te cilen Avokati i Popullit beri nje panoramë te pergjithshme me problemtikat kryesore qe shqetesojne qytetaret.Gjithashtu, Avokati i Popullit, paraqiti dhe sfidat kryesore me te cilat perballet institucioni i Ombudsmanit per mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave te njeriut.Ambasadori amerikan Donald Lu shprehu mbeshtetjen e tij per institucionin dhe punen e Avokatit te Popullit ne fushen e te drejtave te njeriut, mbeshtetje e cila do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.Ne fund te takimit Avokati i Popullit dhe Ambasadori amerikan vizituan sebashku zyrat e institucionit duke takuar personelin dhe stafin e Avokatit te Popullit.