“Të pagjeturit, Gjetaj: Serbia i di varret masive, BE ta bëjë të flasë

Kanë kaluar 15 vjet nga lufta e Kosovës dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë aktuale për qindra familje kosovare që nuk kanë një varr ku të qajnë të dashurit e tyre. Janë plot 1653 të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet ende.Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, fajëson Serbinë si shkaktare të zvarritjes së këtij proçesi.Në një intervistë për “Ballkan Magazinë” të gazetares Linda Karadaku, sot në mbrëmje në Ora News, Gjetaj deklaroi se Beogradi ka të dhëna mbi vendodhjen e varreve të tjera masive, por hesht.Në të tilla kushte, e vetmja rrugë sipas tij është futja në lojë e politikës ndërkombëtare. Sipas tij me gjithë punën dhe angazhimin e Kryqit të Kuq, misioni i tij e pamundëson për të pasur një ndikim direkt te pala serbe.Gjetaj shton më tej se fati i të zhdukurve duhet të zgjidhet një orë e më parë jo vetëm për familjarët, por edhe për një tejkalim të konflikteve mes palëve.Për të shtyrë përpara këtë proçes ka dhe një nismë rajonale mes të gjitha shteteve të ish-Jugosllavisë.Intervista e plotë:Serbi apo Kombet e Bashkuara kanë paraqitur një raport, ku çështja e të pagjeturve të Kosovës është si pjesë e Serbisë, ku Kosova është trajtuar si pjesë e Serbisë?Po në aneksin e këtij raporti prezantohet edhe çështja e Kosovës, në emër të shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zhdukjes me forcë. Është e papranueshme në parim sepse Serbia s’mund të raportojë dhe s’ka të drejtë të raportojë për Kosovën.Së dyti raporti është i njëanshëm dhe diskriminues.Nga ana tjetër ai që ka shkaktuar dhunë, ka bërë viktima edhe si agresor të raportojë për këto çështje shpreh mospajtimin tonë, Serbia nuk mund të raportojë për këtë çështje. Ndaj jemi këtu për të shprehur reagimin, pakënaqësinë dhe mospajtimin tonë me këtë raport për pjesën e Kosovës.Cila ka qenë përgjigjia e OKB-së lidhur me këtë çështje?Ne kemi kërkuar që të jemi aty për të shprehur mospajtimin tonë dhe ajo pjesë të mos trajtohet nga Komiteti që prezantohet raporti, pastaj edhe të mos vlerësohet si raport. Është diskriminues, ai që ka shkaktuar dhunën të bëjë gjykimin, si është e mundur?Ka një ngadalësim të proçesit të gjetjes së personave të zhdukur, të marrë me forcë gjatë luftës, cilat janë shkaqet?Serbia nuk po pranon dhe nuk po hapet lidhur me njoftimet se ku gjenden varrezat masive. Pikërisht për këtë arsye kemi edhe 1653 persona të evidentuar si të zhdukur. Dyshojmë se ka varreza masive ende në Serbi. Vitin e kaluar u gjet një varrezë masive, ku 52 trupa u identifikuan. Pikërisht në rajonin e Rashkës, por dyshojmë edhe për disa rajone të tjera si Novi Pazar, etj.Dmth pritet që ka varreza të tjera masive në Kosovë dhe jashtë saj, në Serbi. Apo jo?Po sigurisht. Sepse deri tani 900 trupa janë sjellë nga Serbia. Kemi informacione se ka ende varreza të tjera masive që Serbia i di, ka të dhëna por nuk tregon. Edhe për rajonin e Rashkës na janë dashur 5 vite për të bindur autoritetet serbe që të hapin atë varrezë masive. Sepse ajo ka qenë e maskuar aq mirë, ka qenë e asfaltuar dhe ndërtuar një objekt sipër. Prandaj dyshojmë se në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe në varreza të tjera masive që ende nuk i dimë dhe njerëzit na mungojnë.Nuk mund ti lëshojë toka trupat e njerëzve të vrarë.Çfarë presioni më shumë duhet ti ushtroni Serbisë që të japë informacion?Këtu është dhe këmbëngulja jonë që bashkësia ndërkombëtare ta detyrojë Serbinë. Për këtë arsye dhe bisedimet që i zhvilloi me palën serbe me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kemi kërkuar që të ngrihen në një nivel ku mund të detyrohet Serbia, mbase me kushtëzime apo presion tjetër. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vetë faktin se ka bazament humanitar nuk mund të dalë jashtë misionit të tij. Kemi menduar që këto bisedime të ngrihen në një nivel ku mund të ndikohet në palën serbe, pasi jo vetëm nuk tregon ku janë varrezat masive por s’ka bërë asgjë as për çështjen e përgjegjësisë. Varrezat masive që janë gjetur, nuk ka mbajtur askush përgjegjësi mbi faktin kush i ka çuar atje, kush i ka varrosur? Ata kanë shkuar sigurisht me komandë, me sistem, përmes strukturave policore dhe ushtarake.Mendoni ju se është e domosdoshme të zgjidhet përfundimisht fati i personave të zhdukur në mënyrë që edhe të arrihet një stabilitet, në kuptimin e një pajtimi mes komuniteteve në Kosovë?Moszbardhja e fatit të personave të pagjetur sigurisht që mban peng shumë çështje. Madje mban peng edhe proçesin e pajtimit. Si mund të ballafaqohemi me të kaluarën kur ende kërkojmë trupat e atyre të cilët u mungojnë familjarëve. Në anën tjetër të mendohet për ndonjë përafrim me palën serbe. Madje kjo mund të jetë dhe çështje politike, sepse përderisa mungojnë njerëz , s’mund të mendohet diçka në aspektin e ripajtimit, tejkalimit të konflikteve.Ka pasur një debat lidhur me terminologjinë që duhet të përdorej,familjarët kanë këmbgëngulur që të cilësoheshin personat e pagjetur, jo të zhdukur. Pse u përdor kjo terminologji?Me ligj është e paraparë të personave të zhdukur por nuk lëndon edhe kur përmendet personat e pagjetur. I zhdukur tek familjarët po përkthehet se nuk mund të gjendet më, është zhduk. Por mbase edhe këtu ka ndonjë përgjigje pasi derisa ka të dhëna se janë përdorur furrnaltat, ata që kanë përfunduar në to, sigurisht që gjurmët e tyre janë zhdukur. Prandaj edhe ky term mund ti përshtatet, por ne jemi tolerant dhe jo vetëm familjarët por dhe ne shpesh herë e përdorim si të pagjetur.Ekziston një mirëkuptim, por zyrtarisht e shënojmë të zhdukur.Mendoni se problemi i personave të zhdukur në ish-Jugosllavi ka qenë një nga pasojat më fatkeqe të luftës?Jo vetëm pasoja më e keqe por nga i njëjti agresor. Ne kemi filluar dhe bashkëpunimin rajonal, tani kemi vënë kontaktet e para me Kroacinë, shkëmbejmë përvojat dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo pasi qytetarë të Kosovës që kanë rastisur apo kanë qenë me punë në Bosnje apo Kroaci kanë pësuar dhe gjurmët e tyre ende nuk dihen. Jemi në kontakt dhe me komisionin e Malit të Zi. Me të Bosnjes kemi kontakte, por atje vështirësitë e komunikimit të përfaqësuesve me konsensus na vështirësojnë, por ne mbajmë kontakte dhe me ta.Jemi në vazhdën e hartimit të një liste rajonale që të kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin.E kujt është nisma rajonale e personave të zhdukur dhe sa pritet të ndihmojë?Ne jemi pajtuar që është e rëndësishme, por me një partenritet të barabartë. Serbia ka menduar që përmes saj do të marrim frymë. Nëse do të kemi partneritet të barabartë do të pranojmë, nëse jo ne nuk de të jemi aty ku dikush tjetër do të na përfaqësojë.Jeni të kënaqur me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq?Ne jemi mirënjohës ndaj punës, angazhimit dhe misionit të Kryqit të Kuq, por nuk ka forcën dhe fuqinë politike që mund të ndikojë tek Serbia. Ne çmojmë kontributin, por në proçesin ku ka të bëjë politika është e vështirë të ndërhyjë. Ndaj ne kemi kërkuar vazhdimisht që kjo çështje të ngrihet aty ku mund të detyrohet dhe Serbia dhe kjo mund të ndodh me mekanizmat politik ndërkombëtar, pikërsht në bisedimet në Bruksel.Po në raport me EULEX, si i keni marrëdhëniet?EULEX rolin e tij e ka të kufizuar, të monitorojë. Por ndriçimin e personave të zhdukur e ka në dorë ende si pasojë e luftës.Tani që ka ardhur koha e transferimit të kompetencave sigurisht që EULEX duhet të reflektojë.As UNMIK dhe as EULEX nuk kanë krijuar kapacitete profesionale që kjo çështje të merret në dorë nga vendorët. Në këtë drejtim jemi të varur nga ekspertët e EULEX.Nga personat e zhdukur, ka qindra që janë serbë dhe të kombësive të tjera.A mund të na e sqaroni?Mbi 75% janë shqiptarë, përqindja tjetër mbetet jo vetëm për serbët, por të gjithë etnitë e tjera.Këtu është kritika jonë që tutor, apo mbikqyrës për të gjithë joshqiptarët nuk mund të jetë Serbia.