Policia serbe liron 210 kosovarët e arrestuar në kufi, i dënon me para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2015, 22:44
Policia e Serbisë ka liruar të gjithë shqiptarët nga Kosova që po provonin të kalonin ilegalisht kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë.Ata janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa mësohet se janë dënuar me para, raporton Koha.net.Në mesin e 210 personave të arrestuar sot nga Policia e Serbisë, 63 kanë qenë të mitur, ndërsa 157 kanë qenë të rritur.Nuk bëhet e ditur nëse ata po kthehen në Kosovë, por ajo që dihet është se të gjithë tashmë janë të lirë.