Peleshi viziton familjen Abrashi në Pogradec. Spaho: Të shpallet emergjenca
Familja Abrashi është vizituar nga zv kryeministri Niko Peleshi, i cili pasi shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së 38 vjecares Monika Abrashi, akuzoi opozitën se po përhap panik, ne nje kohe kur mund te ishte një krah i forte ndihme për përballimin e situatës.Niko Peleshi: “Unë kam ardhur sot të ndaj hidhërimin për këtë humbje në këtë familje. Për fat të keq opozita nuk e ka gjetur këtë forcë, e cila ka qenë e gatshme për tu turur ku ndodh një fatkeqësi në vend që të bashkojë forcën e vet. Është turur për të krijuar panic”Në familjen Abrashi janë ndalur edhe dy deputetë të opozites Gjergji Papa dhe Edmond Spaho. Ky i fundit theksoi se qeveria duhet të lërë mënjanë shoën mediatik dhe t'i pervishet punes për të përballuar emergjencat civile.Edmond Spaho: “Në kuvend insistuam që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile. Qeveria duhet të braktisë shoun mediatik se e ka gjendjen nën kontroll”Edhe pse fatkeqësia ndodhi ne nje zone qe nuk eshte e perfshire nga permbytjet, nëna e 3 femijeve të vegjël është viktima e parë e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.