Përmbytjet në jug, Topi: Në terren jo ekspertë, por politikanë me çizme

Ish Presidenti i vendit Bamir Topi, ka bërë përgjegjëse klasën politike për situatën e ripërsëritur të përmbytjeve, dhe e ka quajtur ekzibicionizëm praninë e tyre në një kohë kur për vite nuk kanë investuar në ekspertë dhe katedra.Bamir Topi: “Ku janë kutedrat, kush flet? Askush! Kush flet në Parlament? Në rast se e keni parë askush nuk flet në mënyrë profesionale. I kanë humbur interpelancat parlamentit, sepse do flasi vetëm njëri, vetëm dy vetë. Ata që kanë manipuluar gjithcka dhe që kanë në dorë të gjithë institucionet e Shqipërisë. Në situata dramsh nuk i kujtohet njëri-tjetrti cfarë kanë bërë dhe cfarë po bën. Në një varkë janë. Në situata  të tilla demonstrohet situata bashkëpunimi. Edhe në rast se nuk ken ë dorë të bësh dicka influence moralisht dhe psikologjikisht te familjet”Në qendër të kritikave të Kreut ët Partisë Fryma e re Demokratike, është vënë edhe opozita, së cilës Bamir Topi I ka bërë apel për të hequre dorë nga ping pongu se kush e ka bërë më mirë e kush më keq menaxhimin e përmbytjeve.Në përgjigje nëse duhet shpallur apo jo situate e emergjencës civile, bamir Topi përgjigjet se emergjencë e vërtetë duhet cilësuar politika shqiptare, dhe se shqiptarëve u duhet një alternativë e trëte, duke hyrë kështu në fushën e deklaratave paraelektorale.