Kërcënon edhe Gjanica, Shtabi i Emergjencave në Fier paralajmëron banorët

Fier-Reshjet e shumta të shiut në Fier rrezikojnë daljen nga shtrati të lumit Gjanica.Shtabi i Emergjencave në Fier ka paralajmëruar banorët që të marrin masat e të largohen prej banesave, ose të qëndrojnë në katet e dyta të godinave, të largojnë të sëmurët, si edhe të largojnë orenditë.Nga eksprerienca e kaluar, pritshmëritë e Gjanicës, janë që lumi të dalë nga shtrati orët në vijim.