Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, ndihma për fëmijët e familjeve të përmbytura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2015, 20:44
Bashkëshortja e ish kryeministrit Berisha, ka qenë në fshatin Fitore, një nga më të prekurit nga përmbytjet.Në emër të fondacionit Fëmijët Shqiptarë, mjekja pediatre Liri Berisha ka shpërndarë ndihma në ushqime dhe veshmbathje kryesisht për familjet që kanë fëmijë të vegjël.Më herët, pas interesimit të shumë qytetarëve për t'u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet, u hap edhe llogari bankare nga Ministria e Brendshme.