Rikthehen reshjet, Novosela sërish nën pushtetin e ujit
Rikthehen reshjet e shiut në Novoselë, ndonëse uji ende nuk ishte tërhequr që nga përmbytja e së shtunës në mbrëmje e lumit Vjosë. dëmet sipas banorëve janë te mëdha. Dhjetra shtëpi janë shkatërruar, mijra hektare toke janë përmbytur ndërsa te mbjellat kanë shkuara dëm.Banorët e fshati Fitore në komunën Novoselë, akuzojnë shtabin e emergjencave për neglizhence, ndërsa tregojnë se përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.Sipas banorëve katastrofa mund te ishte shmangur nëse do merreshin në konsideratë sygjerimet e tyre për kanalet ujitese.Uji ka marrë pothuajse gjithcka ndërsa balta e madhe ka mbuluar sipërfaqen me të mbjella. Mes lotësh kryefamiljarja Dhurata Miho tregon se po përsëritet historia e vitit 2005, pasi as atëherë nuk I erdhi asnjë ndihmë nga shteti.Ne disa nga zonat e permbytura uji ka arritur deri në një metër, ndërsa banorët kërkojnë që t'u sigurohet ushqim për bagetitë.