VIDEO/ Avioni tajvanez rrëzohet në lumë, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, 16 janë plagosur dhe 23 të tjerë rezultojnë të humbur si pasojë e një aksidenti ajror në Tajvan.Një avion i kompanisë "TransAsia" është rrëzuar në një lumë në Taipei dhe në bordin e tij ndodhesin 58 pasagjerë. Avioni ndodhet pjesërisht i zhytur në thellësinë e lumit Keelung.Ekipet e shpëtimit kanë hapur një anë të avionit dhe po përpiqen të shpëtojnë personat që janë ende në brendësi të avionit.Autoritetet në Taipai deklaruan se avioni është rrëzuar pasi ka goditur një urë të ngritur. ATR-72 sapo ishte ngritur nga aeroporti "Taipei Songshan" me destinacion ishujt e largëta Kinmen, në brigjet e qytetit jug-lindor kinez Xiamen.Kontrollorët e fluturimit kanë humbur kontakt me avionin në 10:55 minuta sipas kohës lokale. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë disa nga pasagjerët duke i tërhequr me litarë, mes tyre edhe një djalë të vogël.Nga 58 persona në bord, 53 besohet të jenë pasagjerë dhe pesë pjesë e ekuipazhit. Tridhjetë e një prej udhëtarëve janë turistë nga Kina kontinentale.Mediat vendase thonë se turistët kinezë mund të ketë qenë në rrugën e tyre në shtëpi duke kaluar përmes ishujve Kinmen.Në korrik të vitit të kaluar 48 persona humbën jetën kur një avion i "TransAsia" u rrëzua pas një stuhie në arkipelagun Penghu.