Rritet niveli i ujit në Novoselë, shpërndahen ushqime. Banorët apelojnë për ilaçe dhe veshëmbathje
Shirat vazhdojnë të jenë të rrëmbyeshëm në Novoselë, kjo ka bërë që të rritet niveli i ujit në nëkalimin e Novoselës në autostradë.Ndërkohë Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ndihmave, pako me ushqim po shpërndahen në fshatrat Fitore, Bishan dhe fshatra të tjerë. Banorët refuzojnë të largohen nga banesat, ndërkohë janë 80 shtëpi nën ujë.Banorët apelojnë për ilaçe, batanje dhe veshëmbathje.
Ora 10:30 Kanan Shakaj për Ora News: 60 Familje në fitore nen ujeNë një lidhje telefonike për Ora News, kreu i Komunës Novoselë Kanan Shakaj ka deklaruar se në fshatin Fitore janë 60 familje që nuk kanë pranuar të largohen. Po ashtu ai tha se aty ku ka mundësi banorët po furnizohen me ushqime."Situata po vjen drejt përmirësimit, niveli Vjosës ka rënë dhe është future në shtrat. Janë ende nën ujë 3500 ha tokë. Pompat punojnë me kapacitet të plotë.Përsa i përket punës së bagtive komisioni është duke punuar.Furnizimi me bukë e ujë, aty ku ka pasur mundësi ne i kemi çuar, ata mund të thonë ca të duan. Zotërinjtë e opozitës nuk vijnë këtu të bashkëpunojnë me ne. Në këto momentet që po flasim nuk kemi mundësi të cojmë ushqim për bagditë. Shtabi ka bërë këreksa te qeveria për ushqimet.Në fshatin Fitore janë 60 familje që nuk kanë pranuar të largohen. "Ora 10: 10 Selenicë, shiu rrëmben pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik
Pas rinisjes së reshjeve të shiut, nga prurjet e shumta të ujit, në Selenicë të Vlorës uji ka rrëmbyer pompat e ujit të pijshmë dhe nënstacionin elektrik dhe si pasojë banorët janë pa ujë të pijshëm dhe pa drita.Ora 09:40 eshtë mbyllur Ura e Mifolit, uji ka dalë në rrugë"Aksi i vjeter Levan-Vlore eshte i mbyllur te Ura e Mifolit, si pasoje e daljes se ujit ne rruge.I bllokuar per momentin eshte edhe nje pjese e aksit Vlore – Selenice, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes se Vjoses. Eshte demtuar Ura e Mifolit ne Autostraden e Re Fier – Vlore.Te evitohet qarkullimi ne akset e permbytura nga uji i Vjoses.Aksi i Llogorase eshte pastruar, por duhet patur kujdes per shkak te ngricave dhe lageshtires ne rruge. "
Ora 09:00 Rinisin reshjet e shiutNdërkaq, nisja e reshjeve të shiut ka sjellë edhe problemet në komunën e Novoselës në Vlorë. Reshjet e shiut të cilat kanë nisur prej mëngjesit të sotëm kanë qenë intensive dhe pritet që me këtë intensitet të vazhdojnë deri në orën 17:00 të pasditës.Gazetarja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj na informon se situata është disi e normalizuar për shkak se ditën e djeshme nuk ka pasur reshje shiu. Ajo që është më e rëndësishme lidhet me zhbllokimin e rrugës për në Novoselë, e cila prej tre ditësh ka qenë e bllokuar.Nëse reshjet e shiut vazhdojnë me intesitet të lartë, atherë pritet një përkeqësim i situatës, kjo do të shtojë edhe ankthin të banorët.