Itali, betohet presidenti Mattarella: Do jem arbitër i paanshëm
42 duartrokitje në 30 minuta. Janë numrat e fjalimit të Presidentit të ri të Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremoninë e betimit para deputetëve në parlament. Kryefjala e tij ishte shpresa."Demokracia nuk është një arritje përfundimtare", tha Presidenti duke nënkuptuar se është e nevojshme të punohet në vazhdimësi.Më pas, reforma urgjente insitucionale dhe ekonomike si detyrim ndaj kërkesave të komunitetit. Presidenti i ri ka përshendetur të gjitha komunitetet e huaja që jetojnë në Itali. Mattarella ka falenderuar të gjithë ata që e votuan, por edhe paraardhësit e tij si Carlo Azeglio Ciampi e Giorgio Napolitano. Ai shtoi se gjithë mirënjohja e italianëve u takon atyre për punën dhe dedikimin e pashembullt."Betohem se do të respektoj paktin kushtetues për një vend të bashkuar", tha Mattarella, duke shtuar se do të jetë një arbitër i paanshmëm me ndihmën e të gjitha forcave politike në vend. Mattarella premoi luftë kundër mafias, duke argumentuar se vrasja e vëllait të tij Piersanti ishte arsyeja e futjes së tij në politikë.Presidenti i sapozgjedhur nuk ka harruar as luftën kundër terrorizmit, duke e konsideruar sulm mbi lirinë , demokracinë , tolerancën dhe bashkëjetesën.Në fjalimin e parë të Presidentit ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, kurse lideri i levizjes '5 yjet' refuzoi ftesën.Pebe Grillo i ka dërguar një letër urimi Presidentit me dy kërkesa:E para të mbrojë kushtetutën italiane, dhe e dyta të mos dekretojë ligje antikushtetuese të propozuara nga qeveria.Serxho Mattarella u zgjodh Presidenti i 12 i Italisë të shtunën e kaluar, 31 janar 2015, pas doreheqjes së Giorgio Napolitno-s./Oranews.tv/