Fier, Basha nga Darëzezi: Të shpallet gjendja e emergjencës
Pasi i ka apeluar për katër ditë me radhë Kryeministrit, për të mobilizuar Shtabin e Emergjencave, Kryetari i Opozitës ka veshur çizmet dhe ka parë nga afër situatën tejet të rënduar nga përmbytjet në jug të vendit.është ndalur në zonat më problematike në Fier dhe Vlorë, ku ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të mobilizojë të gjitha resurset shtetërore për përballimin e situatës.“Thirrja ime urgjente është të shpallet sot, brenda orës gjendja e emergjencës. Të mblidhet Shtabi dhe të dislokohet numri i mjaftueshëm i resurseve për tu ardhur në ndihmë.Askush nuk ka ardhur nga pushteti për të marrë masat.”Shefi i Opozitës është njohur nga afër me dëmet e shkaktuara në fshatin Darzezë në Komunën Ndërmenas të Fierit.Kryedemokrati, Lulzim Basha, u njoh me situatën e rënduar nga përmbytjet dhe në Komunën Novoselë të Vlorës.Por ndërsa shefi i opozitës ndodhej në zonat e përmbytura, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur serish Facebookun për ta ironizuar."Përshëndetje për çdo ndihmë simbolike që PD po jep para kamerave dhe neveri për vazhdimin e avazit vulgar te propagandës boshe antiqeveri!Çdo strukture përgjegjëse e shtetit është pranë njerëzve në nevojë për ndihmë dhe qeveria s'është më trupa e cirkut të vjetër me permbytjet!"Ora 12:00 Basha viziton zonën e përmbytur“Gjendja është shumë rëndë. Këtu në këtë fshat niveli i ujit vazhdon të rritet, në një pjesë të fshatit ka kaluar 2 metër dhe ka përmbytur tërresisht banesat e fshatarëve, banorëve. Banorët thonë që askush nuk është interesuar deri më sot, ku pas njoftimit se unë do të vija këtu për të parë situatën ka mbërritur 10 minuta më parë një zjarrfikëse. Gjendja është shumë e rëndë. Prioriteti numër 1 duhet të jetë jeta e njerëzve, prona e tyre dhe normalizimi me furnizim me ujë dhe ushqim dhe cdo mas që mos t’u ngordhë bagëtia.I bëj thirrje autoriteteve të zhvendosen aty ku ka nddhur katastrofa, nuk bën fajde të bësh thirrje vetëm nga ekranet. Resurset e shtetit duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve të pëmbytur. Këtu nuk ka ardhur askush. Mungesa e ujit të pijshëm, mbytja e bagëtive, përparimi i nivelit të ujit, pritet që të shaplle një gjendje e jashtëzakonshme. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme, duhet të shpallet si e tillë. Kryeministri duhet të vihet në krye të shtabit. Të evakuohen banorët ku rreziku vazhdon, sic bëhet fjalë për 5 familje më larg nga këtu, ku akoma askush nuk ka shkuar. Të merren masa për mbështetjen me ushiqm aty ku ka nevojë. Të kalohet në planet e veprimit, pro kryesorja është të shpallet gjendja e emergjencës.Thirrja ime urgjente është të shapllet sot, brenda orës gjendja e emergjencës. Të mblidhet shtabi dhe të dislokohet numri i mjaftueshëm i resurserve për t’i ardhur në ndihmë. Askush nuk ka ardhur nga psuhteti për të marrë masat."ora 11: 10 Kreu i Komunës Ndërmenas: Po ndihmojmë banorët. Nuk ka shpërndarje ndihmashNë një intervistë telefonike për Ora News, kreu i Komunës Ndërmenas Viktor Fasko tha se problem mbeten kanalet e ujrave të zeza të cilet jane nen nivelin e ujit. Ndërsa tha se po shperndahen batanije dhe cadra."Nuk ka ndonjë problematike sa për të larguar banorët, por dihet se niveli i ujit është mbi 30 cm dhe nuk ka arritur që shtëpitë e tyre të përmbyten. Problemi qëndron se të gjithë banorët i kanë shtëpitë dy katëshe. Ka familje që janë larguar pa pasur nevojë për ndihmë. Ajo që na shqetëson janë tubacionet e ujërave të zeza sepse janë nën nivelin e ujit. Është e sigurt që do të ketë bageti të ngordhura, por ne po merremi me probleme emergjente. Po i vijmë në ndihmë banoreve me batanijë, kemi ngritur cadra. Deri në këto momente nuk ka shpërndarje ndihmash." Ora 10:00 Bllokohen kanalet kulluese ne DarzezëAshtu siç ishte parashikuar, sot në mëngjes kanë rinisur reshjet e shiut në vend dhe pritet që situata në jug të vendit të përkeqësohet.Në Darzezë janë bllokuar kanalet kulluese dhe si pasojë e reshjeve të shiut të nisura në orët e para të mëngjesit ato janë 2 metër nën ujë.Në qytetin e Fierit Shtabi i Emergjencave ndodhet në terren për menaxhimin e situatës.Deri dje, 5 mije ha tokë nën ujëPërllogaritja e dëmeve nga përmbytja ka fillur më sipërfaqet që ndodhen nën ujë. Sipas ministrisë së Brendshme një ditë më parë 3 shkurt, janë rreth 5 mijë hektarë tokë të përmbytura. Ndërsa janë evakuuar nga banesat e tyre për ti shpëtuar rrezikut të përmbytjes 420 familje.Po ashty Ministria e Brendshme në një njoftim për mediat thotë se në zonat e përmbytura ka nisur edhe shpërndarja e pakove me ushqimeve.“250 pako me ushqimet më të domosdoshme janë duke u shpërndarë në Novoselë të Vlorës, ndërsa 250 të tjera do të shpërndahen në Levan të Fierit. Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka përgatitur edhe 80 pako të tjera më ushqime që do të dërgohen në Urën Vajgorure.”Ndërkohë numrin më të madh të banesave që janë nën ujë e ka qarku i Vlorës me 602 banesa, më pas qarku i Fierit më 220 banesa.
Situata sipas qarqeve, date 3 shkurt 2015QARKU FIER. Lumi Seman mbetet në nivele kritike. Në komunat Frakull, Levan dhe Darëzezë ka prezencë të ujit. Situata po monitorohet e po bëhen matjet e nivelit të ujërave.Të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 220 banesa. Të evakuara janë 160 familje. Sipërfaqe tokë të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 3500 ha.QARKU VLORË. Niveli i prurjeve të ujrave të lumit Vjosë ka patur rënie. Në rrethin e Vlorës të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 602 banesa. Të evakuara janë 200 familje. Sipërfaqe toke të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 100 ha.Aksi rrugor Vlorë - Selenicë është përmbytur në disa segmente nga dalja e ujrave të lumit Vjosë. Në rrethet Sarandë dhe Delvinë, sipërfaqe toke me prezencë uji janë rreth 165 ha.QARKU BERAT. Gjatë 3 ditëve të fundit në territorin e rretheve Berat, Kuçovë dhe Skrapar, kanë rënë rreth 100 mm reshje shiu çdo ditë.Prurjet e lumenjve Osum dhe Devoll kanë qenë të shumta. Për rrjedhojë ka patur dalje të ujërave nga shtrati i tyre, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore, si dhe në komunat Otllak, Poshnje dhe Perondi.Sipërfaqe tokë të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 150 ha.Të evakuara janë 58 familje.Biznese të përmbytura janë 1.5 ha sera. Nga rrëshqitjet e tokës janë shfaqur problem në 3 pika të aksit rrugor Pronovik-Çorovodë.Qarku i Gjirokastrës. Në zonat malore, konkretisht në komunat Zagorie, Frashëri dhe Kurvelesh, kanë rënë gjatë natës e deri sot në mëngjes rreth 20cm reshje dëbore. Qarkullimi i automjeteve për në këto komuna kryhet me zinxhirë. Sipas informacioneve të marra niveli i ujrave të lumit Vjosë në rrethin e Tepelenës ka qënë në ulje gjatë ditës së djeshme.Aksi rrugor nacional Tepelenë-Gjirokastër nuk ka patur probleme nga rënia e inerteve.Sipërfaqe toke të përmbytur janë rreth 1000 ha, kryesisht në komunat Lunxhëri, Antigone, Cepo, Dropull i Sipërm, Qesarat, Krahës, Qendër dhe Fshat Memaliaj. Në fshatin Karjan të komunës Lunxhëri është çarë argjinatura e lumit Drino që rrezikon përmbytjen e mëtejshme të sipërfaqes së tokës dhe një zonë të vogël banimi.QARKU KORÇË. Akset rrugore që qarkullohen me zinxhirë janë: Korçë-Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Plloçë-Qafë Thanë. Akset e tjera rrugore janë të hapura dhe qarkullohen normalisht.QARKU SHKODËR. Akset rrugore nacionale janë të gjitha të qarkullueshme pa zinxhirë.Akset rrugore rurale, nga akset rrugore nacionale për në qendrat e komunave, janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Fushë Arrëz-Iballë që është i bllokuar nga dëbora. Firma kontraktuese ka punuar me një mjet për hapjen e këtij aksi.Aksi Vermosh-Tamarë është i kalueshëm me vështirësi. Aksi Qafë Thore është i bllokuar pasi trashësia e dëborës është 1 metër.QARKU KUKËS. Trashësia e dëborës në lartësitë mbi 400-600m varion nga 20-35 cm dhe mbi 800m lartësia e dëborës është 40-50 cm.Autostrada e Kombit ka qënë e qarkullueshme pa zinxhirë. Në hyrje të Tunelit të Kalimashit trashësia e dëborës të rënë gjatë natës është 25 cm. Të gjitha akset rrugore kanë qënë të qarkullueshme pa zinxhirë.Akset rrugore rurale: Nga akset nacionale për në qëndrat e komunave Kalis, Grykë-Çajë e Zapod, qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhirë. Në akset e tjera të komunave qarkullimi i automjeteve kryhet pa zinxhirë. Vazhdon të jetë i bllokuar aksi rrugor nga rruga nacionale për në qendrën e komunës Arrën.QARKU DIBËR. Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e qarkut ka patur reshje të dobta shiu dhe reshje pakta dëbore me trashësi rreth 5 cm. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të qarkullueshme pa zinxhirë.QARKU TIRANË. Si rezultat i reshjeve të shiut dhe prurjeve në Ujëmbledhësin e Bovillës ka patur rritje të nivelit të ujit. Për këtë arësye u bënë shkarkime të detyrueshme nga porta e ujëmbledhësit, të cilat nuk sollën probleme në zonat poshtë tij.Në aksin rrugor nacional Tiranë-Elbasan qarkullimi i automjeteve ka rifilluar gjatë mbasdites së datës 02.02.2015.QARKU ELBASAN. Gjatë pasdites së djeshme ka patur reshje dëbore në aksin rrugor nacional Prrenjas-Qafë Thanë dhe qarkullimi i automjeteve është kryer me zinxhirë. Aksi rrugor nacional Librazhd-Stëblevë ka prezencë të dëborës rreth 60 cm. Po punohet nga firma kontraktuese për pastrimin e rrugës për normalizimin e qarkullimit të automjeteve. Aksi rrugor nacional Elbasan-Gjinar është i bllokuar nga rrëshqitja e trupit të rrugës në segmentin Shelcan-Shelcan Katund si dhe nga dëbora e rënë gjatë natës me trashësi rreth 20 cm.Në fshatin Rrenës të komunës Grekan, rrethi Elbasan, është evakuar një familje për shkak të përmbytjeve nga dalja e ujërave të lumit Devoll. Në komunën Lenie të rrethit Gramsh, për shkak të përmbytjeve, janë evakuar 12 familje me rreth 48 banorë.Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.