Ç'po ndodh në Kosovë? Debati në "Tonight Ilva Tare": Jabllanoviç të dorëhiqet
Situata e krijuar në Kosovë pas protestave për Jabllanovicin dhe Trepcën është diskutuar mbrëmë në emisionin "Tonight Ilva Tare", ku deputetë nga i gjithë spektrik politik kosovar u bënë pjesë e debatit. Ndërsa u përplasën për protestën e Vetëvendosjes dhe reagimin e policisë, përfaqësuesit politikë ishin të një mendje se ministri i Listës Serbe duhet të japë dorëheqjen. Tiranë- Situata në Kosovë ishte tema e emisionit "Tonight Ilva Tare" në të cilin u fol për çështjet më të nxehta politike të ditësLidhur me protestat, përfaqësuesi i "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, tha se "populli i Kosovës është i lodhur me gjendjen ekonomike të vështirë në të cilën po përballet", ndërsa për nënkryetarin tjetër të Kuvendit, përfaqësuesin e PDK, Xhavit Haliti, protestuesit duhet të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës duke respektuar rregullat.Glauk Konjufca : "Unë mendoj që popullit të Kosovës i ka humbur durimi përsa i përket gjëndjes së tij ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet. Varfëria dhe papunësia nuk kanë pasur një lloj adresimi nga qeveria e Kosovës. Qeveritë e deri tanishme nuk kanë pasur zgjidhje konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës".Xhavit Haliti : "Ne po përballemi me protesta të cilat janë të drejta. Ai që thërret protestën duhet ta ketë nën kontroll atë".Debati mes tyre është fokusuar edhe tek pjesëmarrja e listës serbe në qeveri si dhe tek Jabllanoviç, për të cilin përfaqësuesit kosovarë kanë rënë në një mendje se ai duhet të ikë nga qeveria.Glauk Konjufca : "Lista serbe në përgjithësi si formacion, nuk mendoj që punon për shtetin e Kosovës. Këta janë njerëz të dërguar prej Serbisë, e cila e ka centralizuar kontrollin politik brenda serbeve të Kosovës dhe janë brenda qeverisë për ta shtyrë edhe më tutje axhendën e Beogradit në Republikën e Kosovës".Xhavit Haliti : "Ky process 6-mujor për krijimin e institucioneve na ka detyruar të gjithëve që t'i lutemi të vijnë me ne. Jabllanoviç ka qenë shumë herë në negociata. I kemi takuar edhe ne si Parti Demokratike. Po të isha në vend të tij, nuk do të futesha më në mbledhjen e qeverisë".Një tjetër çështje e rëndësishme ishte edhe TrepçaBardhyl Meta : "Ajo që po tentohet të shndërrohet në ndërmarrje publike është diçka si Radio Televizioni Shqiptar, ku shteti paguan e disa xhirues janë në restorant, disa janë në kafeteri por vetëm Televizion Shqiptar nuk kemi. Nuk mund ta marrim të gjithë atë konglomerat të Trepçës dhe ta shndërrojmë në ndërmarrje publike".Bilal Sherifi : "Duhet të vijnë ekspertët në parlament, në qeveri pastaj në televizion e të tregojnë se çfarë duhet të bëjnë me Trepçën. Jemi në një situatë kur Trepçja rrezikon të shndërrohet në temë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë"Për largimet në masë nga Kosova, përfaqësuesi i LDK, Bardhyl Meta, dhe ai i 'Nisma per Kosovën' , Bilal Sherifi, janë shprehur se problemi duhet analizuar me kujdes.Bardhyl Meta : "Se ekziston emigrimi, dhe se ekzistojnë 1000 arsye në Kosovë për demonstrim është e vërtetë. Për 15 vite në këtë vend, përveç krimit dhe korrupsionit dhe padrejtësive që i kanë qëndruar aseteve kombëtare kanë marrë pjesë edhe partia ime e të gjitha partitë qeverisëse, kjo nuk përbën diskutimBilal Sherifi : "Rreth ikjeve, nuk e dimë ku, si dhe sa kanë ikur. Është qeveria ajo që duhet ta dijë saktë. Qeveria të flaës me njerëzit për arsyet e largimit të tyre. Nuk janë vetëm arsyet ekonomike"Edhe arrestimin e Shpend Ahmetit gjatë protestave, përfaqësuesit e shtetit te Kosovës e quajtën të gabuar.